Është shkarkuar nga detyra gjyqtarja e Gjykatës së Apelit së Tiranës Flutura Skënderi, për shkak të problemeve të shumta që iu gjetën për pasurinë dhe për pastërtinë e figurës. Vendimi u dha pak minuta më parë në KPK, ndërkohë që vetë Skënderi ishte e pranishme në seancë për të dëgjuar verdiktin e KPK-së.
Flutura Skënderi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Një vit më vonë ajo është emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë, ku edhe e ushtron aktualisht funksionin e gjyqtares. Vijon…