Gjin Gjoni ka dhënë dorëheqjen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor para përballjes me vettingun.
Kujtojmë se Gjoni ishte nën hetim administrativ nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkak të vettingut.
Në kërkesën për dorëheqje, Gjoni ka deklaruar se drejtësia është kolaps dhe vettingun e kalojnë vetëm ata që i kanë shërbyer politikës.
“Aktualisht drejtësia është në kolaps, vettingu nuk është i barabartë për të gjithë, pasi e kalon sitën e KPK dhe KPA vetëm në rast se i ke shërbyer politikës”, shprehet Gjoni.