Policia e Beratit mbrëmjen e së martës ka zhvilluar një aksion npër qytet për mbylljen e lokaleve pas orës 23:00.
Bëhet me dije se policia në bashkëpunim me inspektorët e higjenës që ushtruan kontrolle për zbatimin e protokolleve të sigurisë.
Ndërkohë ky është kundërshtuar nga pronarët e bizneseve të cilët nuk kanë pranuar mbylljen e aktivitetit pa pasur një urdhër me shkrim, duke mos pranuar që të largojnë klientët nga lokalet.