Ish-presidenti i FIFA-s Sep Blater do të ketë sërish punë me drejtësinë.
Pas hetimeve të kryera për shitjen e të drejtave televizive për transmetimin e Kupës së Botës 2014 dhe 2018, Blater akuzohet tashmë për keqmenaxhimin e një kredie prej 890 mijë eurosh që i ka dhënë në vitin 2010 Federatës së Futbollit të Trinidad Tobagos.
Prokuria Federale në Zvicër e konsideron 84-vjeçarin si “person të akuzuar”.
FIFA ka dhënë një kredi me 0 interes dhe më pas e ka fshirë nga llogaria.
Për shkak të akuzave për korrupsion, do të hetohen gjithashtu edhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s Zherom Vacke dhe ish-drejtori i financës në FIFA Markus Katner./panoramasport