Vajza e Peleshit kundër Besa Shahinit: Po protestojmë se po talleni me djersën tonë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vajza e Peleshit kundër Besa Shahinit: Po protestojmë se po talleni me djersën tonë

12:56 | 13/06/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Aleksia Peleshi, vajza e deputetit të PS Niko Peleshi, ka reaguar ndaj provimit të Gjuhës Shqipe dhe justifikimeve absurde të ministres Besa Shahini.

Përmes disa statuseve në rrjetet sociale, Peleshi i bën thirrje ministres që të mos i trajtojë maturantët si qënie eksperimentale por t’u japë vërtet atë që meritojnë, dhe siç u takon në bazë të situatave të vështira që kanë kaluar.

Aleksia shkruan se duke qenë se përballuan tërmetin dhe pandeminë e koronavirusit, priste që të anulloheshin provimet e maturës, njësoj siç u bënë në shtetet evropiane, por edhe pse nuk u bë kjo, priste që të paktën, të kishin pyetje më të thjeshta.

Read more

Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –

Ndryshimin nuk e shmangin dot as ata që PD duan ta mjelin si lopë –

Kush bashkon opozitën, kandidat për kryeministër –

Zëri i të rinjve në Fier: Besojini Ervinit, është shpresa jonë

Reagimi i plotë:

E nderuar znj. Ministre, pasi lexova përgjigjen tuaj, më lejoni t’ju siguroj se revolta e maturantëve nuk është një lëvizje opozitare. është e lehtë që të trajtohet si çështje politike dhe të injorohet sepse shihet si një justifikim më tepër i opozitës për t’u hedhur në sulm. Por nuk bëhet fjalë për këtë. Nëse ne po protestojmë sot, nuk na ka mxitur askush pervëç mundit tonë tre vjeçar për të arritur synime të larta, që po na hidhet poshtë nga një provim i hartuar në një mënyrë aspak dinjitoze që po penalizon jo 5, 10 apo 100 maturante, por 30 mijë. 30 mijë maturantë që kemi kaluar një vit shkollor plot peripeci, duke filluar nga tërmeti deri te pandemia. Një vit ku, si ne, si mësuesit tanë, ndryshe nga çdo brez i mëparshëm, jemi shkëputur vazhdimisht nga shkolla, jemi përballur me situata tronditëse e për muaj me radhë s’kemi pasur askënd te koka veç vullnetit që na nevojitej për të bërë më të mirën në katër provime që janë vendimtare për të ardhmen tonë. Logjikisht shpresonim që, shumica e shteteve evropiane, provimet e maturës të na anulloheshin dhe notat të na llogariteshin me mesatare, por edhe pse kjo nuk ndodhi, nuk bëmë zë dhe vazhduam përgatitjen me sforco. Na u tha se do të kishte lehtësime, ndërkohë na u dyfishua numri i pyetjeve, na u shkurtua afati kohor dhe na u ngushtua kufiri i pikëve midis notave. E megjithatë, përseri nuk bëmë zë. Por kur në fund na jepet një provim i një niveli vështirësie të pajustifikuar edhe në një situatë normale, jashtë programit të cilit kemi punuar, me pyetje të formuluara në mënyrë absurde dhe me alternativa përgjigjesh tejet subjektive, atëherë nuk mund të qëndrojmë më pa bërë zë. Jo, nuk po protestojmë thjesht për “provimet e vështira”, po protestojmë sepse ndihemi sikur po talleni me djersën tonë. Një notë e ulët provimi për hartuesit e tezave tona, (që meqë ra fjala, ende s’na e kanë shuar kureshtjen se çfarë bëri Turi me barkën), mund të mos jetë asgjë, por për ne është një derë me shumë e mbyllur. Një derë që nuk na e hapin dot më as opozitarët e as forumet politike. Nuk po kërkojmë as notat e as diplomat fallco të qeverisë së mëparshme, po kërkojmë vetëm të mos trajtohemi si brez eksperimental kur në lojë është e ardhmja jonë. Uroj që dy provimet në vijim, të paktën, mos të rezultojnë ne studentë të dëshpëruar për tre vite arsimi të hedhura në kosh. Nga maturantja: Aleksia Peleshi

 

Etiketa: Aleksia PeleshiNiko Peleshivajza e deputetit të PS

Të Lidhura

Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –

Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –

nga 27
18:33 | 03/02/2026
0

Në kushtet e dyshimeve mbi sasinë që do të eksportohej nga subjekti Sokolaj se përmban mbetje të rrezikshme, u urdhërua...

Ndryshimin nuk e shmangin dot as ata që PD duan ta mjelin si lopë –

Ndryshimin nuk e shmangin dot as ata që PD duan ta mjelin si lopë –

nga 27
18:27 | 03/02/2026
0

“Ndryshimi është përgjegjësi”, kështu u shpreh Ervin Salianji, në takimin e zhvilluar në Fier me strukturat e Partisë Demokratike. Gjithashtu...

Kush bashkon opozitën, kandidat për kryeministër –

Kush bashkon opozitën, kandidat për kryeministër –

nga 27
18:19 | 03/02/2026
0

Teksa ka mbajtur takimin e radhës në Fier, Ervin Salianji ka bërë edhe kritika ndaj lidershipit të opozitës, Sali Berisha,...

Zëri i të rinjve në Fier: Besojini Ervinit, është shpresa jonë

Zëri i të rinjve në Fier: Besojini Ervinit, është shpresa jonë

nga 27
18:07 | 03/02/2026
0

Një i ri nga Kolonja, Ervis Gremi, mori pjesë në një takim me demokratët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike, të...

Para
Pamjet nga “Pylli orbital” i Tiranës (film)

Pamjet nga “Pylli orbital” i Tiranës (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –

Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –

18:33 | 03/02/2026
Ndryshimin nuk e shmangin dot as ata që PD duan ta mjelin si lopë –

Ndryshimin nuk e shmangin dot as ata që PD duan ta mjelin si lopë –

18:27 | 03/02/2026
Kush bashkon opozitën, kandidat për kryeministër –

Kush bashkon opozitën, kandidat për kryeministër –

18:19 | 03/02/2026
Zëri i të rinjve në Fier: Besojini Ervinit, është shpresa jonë

Zëri i të rinjve në Fier: Besojini Ervinit, është shpresa jonë

18:07 | 03/02/2026
Dosja “KURUM”/ Arrestohet drejtoresha e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, në mes të 33 personave nën hetim –

Dosja “KURUM”/ Arrestohet drejtoresha e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, në mes të 33 personave nën hetim –

17:23 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –
  • Ndryshimin nuk e shmangin dot as ata që PD duan ta mjelin si lopë –
  • Kush bashkon opozitën, kandidat për kryeministër –
  • Zëri i të rinjve në Fier: Besojini Ervinit, është shpresa jonë
  • Dosja “KURUM”/ Arrestohet drejtoresha e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, në mes të 33 personave nën hetim –
  • Akuzohet për 31 vjedhje banesash në Angli, policia e Kent arreston shqiptarin nga Laçi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –
  • Ndryshimin nuk e shmangin dot as ata që PD duan ta mjelin si lopë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com