Fondi i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka hyrë në karantinë, pasi 5 punonjës të këtij institucioni kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Bëhet me dije se të gjithë punonjësit e tjerë po qëndrojnë aktualisht në shtëpi, në pritje të tamponit.
Përgjatë ditëve të fundit, shifrat me koronavirus kanë ardhur në rritje duke kulmuar ditën e djeshme me 44 të prekur dhe një humbje jete.