Ndjeshmëria në rritje ndaj mirëqenies së të miturve që shoqëria jonë po përjeton, përshtatja e vazhdueshme e legjislacionit tonë me atë evropian dhe botëror, ka vënë prej kohësh në lëvizje edhe komunitetin katolik në Shqipëri, e cila vjen me një projekt-propozim konkret për autoritetet shqiptare.
Ideja e tyre është të gjenden mënyrat si të bëjmë të mundur që të rrisim përgjegjësinë qytetare ndaj të miturve, si t’u ofrojmë atyre një ambient të sigurt, si t’i bëjmë shkollat tona vatra ku siguria e të miturve nuk fokusohet thjesht rreth abuzimeve por përkthehet në përkujdesje 360 gradë, ndaj çdo faktori që ndikon në jetën e fëmijëve, në sigurinë e tyre fizike dhe morale.