Në burgun e Zaharisë është vetëvrarë një i burgosur nga Korça. Ai është vetëvarur dje në mbrëmje.
Viktima ishte autor i një ngjarje të rëndë të ndodhur 4 muaj më parë. Zamir Topi qëlloi me sëpatë një shitës bananesh në Korçë duke e lënë të vdekur në vend.
Zamir Topi, autori i vrasjes me sëpatë të Dashnor Osmanit, ka varur veten në qelinë e tij në orët e vona të darkës së të shtunës.