Ringritja e Kullës së Durrësit/ Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: Kur të bie suvaja me shiun e parë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ringritja e Kullës së Durrësit/ Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: Kur të bie suvaja me shiun e parë

10:21 | 06/06/2020
në Kryesore
0

Read more

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet –

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjesimin” nga AKU –

16 tifozë jashtë stadiumeve –

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë –

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka reaguar lidhur me publikimin e një video në disa media tregon (si përherë në 3D) përpjekjet e ministrisë së Kulturës për restaurimin e kullës bizantine në Durrës, që u rrezua nga tërmeti i nëntorit të kaluar.
Përmes një statusi në Facebook, Forumi shkruan se “Nuk ka sesi të mos flasë kur shikon se si po shpartallohen edhe monumentet e fundit në Tiranë. Vilat e mrekullueshme të epokës së Monarkisë po prishen për t’i hapur rrugën pallateve prej betoni duke zhdukur çdo vlerë të këtij qyteti”. 
Njoftimi i plotë
Një video e publikuar sot në disa media tregon ( si përherë në 3 D) përpjekjet e ministrisë së Kulturës për restaurimin e kullës bizantine në Durrës, që u rrezua nga tërmeti i nëntorit të kaluar. Më këtë video kërkohet t’ju bëhet me dije të gjithë atyre që e dënuan aktin e shembjes së teatrit se ruajtja e trashëgimisë kulturore është një prioritet i kësaj ministrie.
Forumi i Trashëgimisë, i cili ishte një prej kritikuesve publike të aktit të shëmtuar të rrënimit të trashëgimisë nga qeveritë përpara kësaj të sotmes nuk ka si mos flasë kur shikon “tërmetin” që ka shkaktuar në sistemin e trashëgimisë qeverisja e sotme qëndrore dhe lokale.
Forumi nuk ka sesi të mos flasë kur shikon se si po shpartallohen edhe monumentet e fundit në Tiranë. Vilat e mrekullueshme të epokës së Monarkisë po prishen për t’i hapur rrugën pallateve prej betoni duke zhdukur çdo vlerë të këtij qyteti. Përpara se të na tregohen video propagandistike do ishte mirë që shkaktarët e rrënimit të përgjigjen publikisht se përse po shkatërrohen vilat e shpalluara monumente kulture në Tiranë?
A mund të na thuhet publikisht se përse u prish shtëpia e firmetarit të pavarësisë Abdi Toptani? Përse po pregatiten prishje të tjera të vilave monumenteve kulture? Përse Ministria Kulturës i ka hequr apo po i heq nga lista e monumenteve këto vila? Përse Instituti i Monumenteve nuk bën ruatjen apo restaurimin e tyre sipas ligjit?
Përpara se të na tregoni “se si” do të restaurohet Kulla Bizantinë në Durrës a mund të na thoni se përse heshtët kur u prish një prej dëshmive më të rëndësishme arkeologjike në Ballkan zona arkeologjike e zbuluar në lulishten 1 Maji? Përse Kryetari i Bashkisë së Durrësit nuk u cua për ndjekje penale për këtë krim ndaj trashëgimisë kulturore? Kulla Bizantinë nuk mund të krahasohet me shkatërrimin e zonës në fjalë e krahasuar nga ish sekretari i përgjithshëm i ICOMOS “si një pjesë historie më e rëndësishme se Pompei” Ky është kjo copë historie?
A mund të na thuhet se përse Instituti i Monumenteve të Kulturës, i cili paguhet për mbrojtjen e monumenteve tenderon projektin e restaurimit të Kullës Bizantine? A nuk ka ky institucion kapacitetin e mjaftueshëm profesional për ti realizuar vetë këto projekte? Përse i IMK tenderon punimet në këtë monument? Ku janë ateliate e specializuara që duhet të restaurojnë monumente e kulturës. A është normale që para projektin e firmos specialisti që punon për firmën që do të bëjë punimet?
Përse manaxhimin e këtij projekti i jepet një OJF e kritikuar nga ekspertët e Partisë Socialiste në opozitë se ishte pranë kompanive të familjes Berisha?
A mos vallë thjesht kjo OJF ndryshoi padronët? A e mbani mend talljen publike që ju bë projektit që kjo OJF bëri në Hamamin e Krujës? U harxhuan 84 mijë euro për një godinë që me shirat e para u mbyt nga uji dhe i ra suvaja?
A ka falimentuar sistemi i trashëgimise sonë kulturore dhe sot Monumentet tona më të rëndësishme historike Kalaja e Krujës, Kulla Bizantine e Durresit dhe Kalaja e Petreles i jepen për menaxhim/restaurim një OJF që i bie kallaji me shirat e para?
https://www.newsbomb.al/ringritja-e-kulles-se-durresit-rama-publikon-videon-do-rimekembim-cdo-thesar-te-demtuar-nga-ata-qe-mbrojten-karakatinen-e-teatrit-209164

https://www.facebook.com/watch/?v=1484129728440845

Etiketa: Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë KulturoreMinistria e kulturesrestaurimi i kullës bizantineRingritja e Kullës së Durrësittërmeti i nëntorit të kaluar

Të Lidhura

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet –

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet –

nga 27
20:32 | 03/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama kërkoi që bashkitë të hapin zyra të posaçme për ndihmë juridike në shërbim të kadastrës, me qëllim...

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjesimin” nga AKU –

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjesimin” nga AKU –

nga 27
20:20 | 03/04/2026
0

Alarmi i Bashkimit Europian për largimin e menjëhershëm nga tregu të qumështit Aptamil, i cili ka rezultuar i kontaminuar me...

16 tifozë jashtë stadiumeve –

16 tifozë jashtë stadiumeve –

nga 27
19:40 | 03/04/2026
0

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë masa të ashpra për incidentet e dhunshme të regjistruara në dy prej ndeshjeve të...

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë –

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë –

nga 27
19:22 | 03/04/2026
0

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e regjistruar pasditen e sotme në zonën e Kamzës, ku një 30-vjeçare ka mbetur...

Para
Ngërçi i Gjykatës Kushtetuese, ambasada e SHBA: Palët duhet t’i drejtohen për opinion Komisionit të Venecias

Jeni studentë apo profesionistë të rinj? Ambasada amerikane ofron programin e shkëmbimit në SHBA, si të aplikoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet –

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet –

20:32 | 03/04/2026
Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjesimin” nga AKU –

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjesimin” nga AKU –

20:20 | 03/04/2026
16 tifozë jashtë stadiumeve –

16 tifozë jashtë stadiumeve –

19:40 | 03/04/2026
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë –

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë –

19:22 | 03/04/2026
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3 –

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3 –

19:09 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet –
  • Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjesimin” nga AKU –
  • 16 tifozë jashtë stadiumeve –
  • Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë –
  • Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3 –
  • Nuk dihet fati i ekuipazhit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet –
  • Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjesimin” nga AKU –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com