Ditën e sotme në kuadër të operacionit “Toka e premtuar”, dy persona janë arrestuar dhe 6 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen se janë të përfshirë në trafikun e emigrantëve nga vendet e Lindjes në Shqipëri, për të vijuar në shtetet e Bashkimit Europian
Të ndaluarit janë një 41-vjeçar nga Palestina dhe Suela Kaçabani, 41 vjeçe e cila është motra e Drejtoreshës së Kufirit dhe Emigracionit Enkeleida Toska e pezulluar dy ditë më parë nga detyra pas dyshimeve se ajo ka favorizuar trafikun.
Dyshohet se Toska së bashku me të tjerë, nëpërmjet kompanive konsulente, bënin të mundur ardhjen në Shqipëri në mënyrë të organizuar, të personave dhe grupeve të personave, kryesisht me origjinë nga Lindja e Mesme dhe vendet e Afrikës Veriore.
Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –
Kina ua ka ndaluar katër ligjvënësve të Zelandës së Re hyrjen në vend gjatë një vizite që ata bënë në...










