“Gjithçka nisi te shkolla…”, reagon shoqja e ngushtë e 15-vjeçares: Dy vajza më droguan dhe jam përdhunuar, por… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Gjithçka nisi te shkolla…”, reagon shoqja e ngushtë e 15-vjeçares: Dy vajza më droguan dhe jam përdhunuar, por…

21:40 | 05/06/2020
në Kryesore
0

Shoqja e ngushtë e 15-vjeçares së dhunuar nga roja i shkollës Abaz Dogu dhe tre të rinj në Babrru ka zbuluar detaje të reja tronditëse.

Ajo ka zbuluar se problemi nuk ishte vetëm te roja i shkollës Abaz Doku, por më gjerë, duke bërë publik një rrjet të struktuar kriminal.

Në emisionin “Me zemër të Hapur” tregoi se ishte ajo që nxiti 15-vjeçaren të denonconte rojen e shkollës që priste gjithë kohës në banjon e vajzave dhe priste deri sa të dilnin. “Jo Abazi me mua s’ka arritur të abuzojë sepse kam lënë shkollën në klasë të 7. Ndryshova shkollën. Kur shkonim në banjo e gjenim gjithmonë në banjon e shkollës. Dhe duhet të prisnim derisa ai të dilte. Pasi janë larguar unë nga shkolla, janë vendosur kamera.

“Mua s’mi merrnin për bazë denoncimet në shkollë sepse për mua gjithmonë kanë menduar se jam problematike, e dobët në mësime. Kur kam qenë në klasë të 7 një djalë shkolle më përplasi pas murit. Kam qenë e bullizuar në shkollë sepse konsideroheshim si nxënës të dobët”, thotë ajo.

Ajo tha se dy vajza, më të mëdhaja se ajo, kanë shfrytëzuar pasionin e saj për muzikën, duke e joshur me fjalë, me premtime dhe vegla muzikore, me qëllim trafikimin e saj. Ajo tha se një ditë pas një debati në familje, u largua dhe iku jashtë qytetit me këto vajza.

“Dy vajza erdhën në shkollë dhe më treguan mjete muzikore, fillova të shoqërohesha me to, fillova të lija mësimet dhe orët e shkollës. Ato ishin 20-25 vjeçe. Kemi folur vetëm rreth muzikës dhe mjeteve muzikore. Pasi u largova nga shtëpia, pas një debati në familje, takova këto dy vajza, këto do iknin për qejf në një qytet jashtë Tirane dhe jam nisur me to dhe pastaj kur shkuam atje na çuan në një shtëpi që më duket se e kishin të tyren. Tre ditë nuk fola me famijen, merr mami në tel dhe më thotë që kthehu se do operohem nuk kam shpëtim, dola nga dritarja pa dijeninë e tyre, më priste mami”, tha ajo.

Pyetje: Çfarë do ndodhte nëse do i thoje këtyre vajzave që do largohem?

“Nuk e di se çfarë do ndodhte. Kisha frikë. Shkova drejt e në komisariat sepse mamaja kishte bërë një denoncim, në janar 2018. Në polici i dhashë emrat e atyre vajzave, por u mbyll dosja se vajzat nuk u gjetën. Ato vajza mund të jenë të lira edhe sot”.

Read more

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –

Protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës, oshëtin bulevardi: Në burg! –

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

Pyetje: Për opinionin publik janë të njohura këto vajza?

“Jo nuk janë të njohura.

Kur u abuzove?

Pasi jam larguar sërish nga shtëpia, jam nisur drejt Durrësit dhe kam njohur dy vajza të tjera, 17 dhe 15 vjeçe. Aty jetonim në shtëpinë e 17-vjeçares, e cila shfrytëzonte edhe motrën e saj, si mua. Edhe mamanë nuk e pyeste shumë, ndërsa motrën e saj e fejoi, sot ka një fëmijë, është 17 vjeçe. Në këtë kohë, edhe unë jam abuzuar seksualisht.

Merrte para?

Jo asnjë lloj paraje. Ajo punonte në një muzikë nate. Pasi na jepte lëndë narkotike, nuk dinim pastaj asgjë çfarë ndodhte me ne.

Sa kohë ke që ke dalë nga rehabilitimi?

Kam dalë në korrik të 2019. Kam shkuar më 28 maj të 2018.

Pse dole?

Tani ndihem në rregull, e rehabilituar, kam marrë shërbime shumë të mira. Jam shumë e qetë.

Ke menduar çfarë do të bësh me jetën tënde?

Kam mbaruar një kurs profesional për kuzhinë te qendrat ku isha, e kam bërë me shumë dëshirë. Sot jam minorene dhe nuk ka punë, por do të pres edhe ca për të filluar punë.

Ke menduar t’i rikthehesh shkollës?

Po, kam menduar, por me pak frikë, me atë bullizmin si më parë.

Mamaja e vajzës: Vajzës i ka mbetur traumë, çdo pjesë që i ka ndodh i ka mbet nga mbrapa.

/BalkanWeb/

Etiketa: Abaz Dogurrjet të struktuar kriminalShoqja e ngushtë e 15-vjeçares së dhunuarvajza

Të Lidhura

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

nga 27
20:13 | 04/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama do  të vizitojë këtë të premte Vlorën, aty ku do të zhvillohet një organizim për 35-vjetorin e...

Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –

Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –

nga 27
20:05 | 04/06/2026
0

Me flamuj dhe pankarta në duar, ata janë mbledhur për të vijuar marshimin drejt Kryeministrisë. “Reagim paqësor. Mirëpresim të gjithë...

Protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës, oshëtin bulevardi: Në burg! –

Protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës, oshëtin bulevardi: Në burg! –

nga 27
18:59 | 04/06/2026
0

Teksa kanë nisur marshimin e tyre nga sheshi Skënderbej, për të vijuar para Kryeministrisë, protestuesit kanë brohoritur në kor për...

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

nga 27
17:31 | 04/06/2026
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale...

Para
Shkrin dhjamin dhe detoksikon sistemin tretës, dieta 3 ditore me qershi

Shkrin dhjamin dhe detoksikon sistemin tretës, dieta 3 ditore me qershi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

20:13 | 04/06/2026
Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –

Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –

20:05 | 04/06/2026
Protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës, oshëtin bulevardi: Në burg! –

Protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës, oshëtin bulevardi: Në burg! –

18:59 | 04/06/2026
Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

17:31 | 04/06/2026
Për momentin, jo në krye të axhendës –

Për momentin, jo në krye të axhendës –

17:13 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –
  • Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –
  • Protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës, oshëtin bulevardi: Në burg! –
  • Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –
  • Për momentin, jo në krye të axhendës –
  • “Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –
  • Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com