Ahmetaj: Zero tatim fitimi për biznesin e vogël deri në 2029

Lexo edhe

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetajn ka njoftuar se do të hiqen taksat për të gjitha bizneset e vogla me një xhiro vjetore prej 14 milionë lekësh deri në vitin 2029.

Në një konferencë për mediat, Ahmetaj theksoi se bëhet fjalë jetësimin e një plani kombëtar 2030.

“Jam këtu sot për të komunikuar me qytetarëve avancimin e planit kombëtar 2030. Ky plan do të jetë i detajuar, me reforma konkrete dhe me projekte konkret dhe me kalendarizim, muaj pas muaj e vit pas viti. Brenda planit kombëtar 2030, siç e ka konfirmuar dhe kryeministri Edi Rama, do të ketë një masë të rëndësishme për shumicën e shqiptarëve që punojnë në sektorin privat. Për shqiptarët që punojnë në biznesin e vogël. Kryeministri dje ka komunikuar iniciativën për çlirimin nga taskat për të gjithë biznesin e vogël deri në xhiron 14 milionë lekë. Zero tatime. Zerimi i tatimit mund të shoqërohet me heqje të vlerës së tatimit të shtuar”, tha Ahmetaj.

 

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *