Një person është gjetur i vdekur në lagjen nr. 4 të Sarandës. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca.
Raportohet se shtetasi me inicialet L.B. 50-vjeç i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm në ballkonin e shtëpisë së tij në lagjen nr.4 në Sarandë.
Policia po heton për të mësuar shkaqet që kanë shtyrë 50-vjeçarin të kryejë aktin e rëndë.