Drejtoresha e QSHA: Ankesat për provimin e maturës do bëhen në E-Albania – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drejtoresha e QSHA: Ankesat për provimin e maturës do bëhen në E-Albania

11:30 | 25/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi ka shpjeguar në një intervistë në Abc News të gjitha masat që janë marrë për mbarëvajtjen e provimit të maturës shtetërore.

Vrapi tha se një risi në vlerësim është rritja e pikëve kaluese, vendim ky i marrë para nisjes së pandemisë së koronavirusit.

Ajo u ndal edhe formatin e fletëpërgjigjes e cila do të skanohet pas plotësimit në fund të testit dhe do të shërbejë për vlerësimin e tyre

Read more

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti –

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –

“Aktualisht një pjesë shumë e madhe e maturantëve janë kthyer. Pjesë që nuk po e frekuenton është ajo pjesë që mund të ketë pak frikë ose e di që nuk është i detyrueshëm ky kthim. 93% e maturantëve janë tashmë na bankat e shkollës. Deri tani nuk ka pasur ndonjë maturant tjetër me shenja të Covid19. nuk më rezulton që të ketë maturantë të frikësuar sepse nga masat që janë marrë për ruajtjen e distancimit fizik, hyrjes së kontrolluar. Mendoj se ambienti në shkollë është më i sigurt se në rrugë apo në lokal.

Matura shtetërore ka katër provime, një prej të cilëve është me zgjedhje., Në 2019 testi ka pasur 60 pikë, ndërsa edhe këtë vit do vazhdojë me këto pikë. Këtë vit testi kalues do vlerësohet me 15 pikë e lart, 25%, pra është rritur nga 10 pikë që ka qenë vitin e kaluar. Ky vendim është rritur para situatës së pandemisë. Korrigjimi dixhital lehtëson procesin. Rritet besueshmëria, ulet koha dhe kostot. Por kjo ka qenë edhe vitin e kaluar. Koha është e kontrolluar. Tashmë ata janë të njohur me formatin e fletëpërgjigjes që do plotësojnë brenda 10 minutash”, tha Vrapi.

Rezana Vrapi deklaroi se në klasa do ketë vetëm 10 maturantë të cilët do të vendosen në distancë nga njëri-tjetri ndërkohë që personat që do administrojnë procesin e testit do të jenë të mirëtrajnuar.

Ajo vuri theksin në nivelin e vështirësisë së testit pavarësisht se nuk ka pyetjet shtjelluese por vetëm me alternativa. Ndërkohë që risi do të jetë mënyra e ankimimit të vlerësimit, e cila për të shmangur kontaktet, do të bëhet përmes portalit E-Albania.

“Provimi i parë është me datë 8 qershor dhe mbyllet me datë 18. I gjithë procesi është i përcaktuar në detaje. Ndalohet marrja e celularit dhe nëse shkelet ky rregull i humbet një vit. Do mbahen 10 veta në klasë jo më tepër dhe rregull shumë i madh është futja dhe nxjerrja e tyre nga ambientet e provimit. Personat që admnistrojnë do të jenë të trajnuar. Tashmë dihet që e gjithë sasia e temave pas 9 marsit nuk do të jenë pjesë e testit. Testi vazhdon të ketë nivelin e tij të vështirësisë. Nuk bëhet fjalë për një test të lehtë por me nivele. Nuk është se nxënësit e mirë penalizohen sepse pyetjet e vështira nuk i zgjidhin dot nxënësit e dobët. Testi me alternativa nuk është i thjeshtë dhe kjo ka trembur edhe një pjesë të nxënësve të mirë sepse alternativat janë hutuese dhe shumë pranë njëri tjetrit. Ankimimi është e drejta e maturantëve. Në çdo moment ata i drejtohen Qendrës së Shërbimeve Arsimore përmes portalit e-albania do i dërgohet përmes e-mailit testi i tyre dhe testi i saktë. Ndryshe nga vitet e kaluara. këtë vit nuk ka subjektivizëm sepse përgjigja skanohet dhe nuk ekziston gabimi njerëzor dhe atë që kanë qarkuar, atë përgjigje do marrin. Këtë vit nuk do e vlerësojmë dot anën krijuese, por le t’ia lëmë viteve të tjera. I them maturantëve të ruajnë shëndetin e tyre dhe periudha që i ka mbetur të përsërisin sa të munden dhe të lexojnë edhe tema që nuk i kanë në provim. Matura është vetëm një pjesë e jetës së tyre dhe ka gjëra të tjera të rëndësishme që do vijnë më vonë”, deklaroi Vrapi./abcnews.al

Etiketa: Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve ArsimoreKorrigjimi dixhitalmaturantetportali E-AlbaniaRezana Vrapi

Të Lidhura

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –

nga 27
16:49 | 03/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Pavarësia”, në afërsi të rrugës “Çipaj” në Vlorë. Pas një konflikti mes...

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti –

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti –

nga 27
16:39 | 03/04/2026
0

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Kamëz. Nga informacionet paraprake, një grua është plagosur aksidentalisht,...

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

nga 27
16:31 | 03/04/2026
0

Një përplasje e papritur ka ndodhur te Vllaznia mes dy lojtarëve. Gjatë seancës stërvitore, Melos Bajrami dhe Charles Bismark kanë...

Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –

Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –

nga 27
16:17 | 03/04/2026
0

Durrës/ Informacion paraprak Rreth orës 15:15, në ambientet e një shkolle të mesme në Durrës, një 17-vjeçar, gjatë kohës që...

Para
Ndërron jetë një 79-vjeçar, viktima e 11 e COVID-19 në Shqipëri

ISHP: 16 pacientë me koronavirus marrin mjekim në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –

16:49 | 03/04/2026
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti –

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti –

16:39 | 03/04/2026
Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

16:31 | 03/04/2026
Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –

Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –

16:17 | 03/04/2026
A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –

16:11 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –
  • Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti –
  • Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –
  • Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –
  • A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –
  • Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –
  • Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com