Ka shumë studime dhe artikuj për përdorimin e hudhrës si antibiotik natyror. Shumë njerëz në vende të ndryshme të botës e konsiderojnë hudhrën si një dhuratë të natyrës dhe për këtë e përdorin në çdo lloj infeksioni apo sëmundjeje. Hudhra mund të përdoret në formë shurupi për të trajtuar infeksionet e mushkërive, por dhe për uljen e rrezikut të kancerit të mushkërive.
Por, që hudhra të kryejë misionin e vet kurues dhe të jetë e dobishme për shëndetin e njeriut, së pari duhet të dimë si ta përdorim me efikasitet. Në rast të kundërt dobitë e hudhrës do të kufizohen dhe nuk mund të arrijmë rezultatet e pritshme pozitive të saj.
Njerëzi kryejnë disa gabime gjatë përdorimit të hudhrës si një mrekulli kuruese.
Gabimet kur hudhra përdoret për kurim mjekësor
Gabimi 1– Përdorimi i hudhrës së përpunuar
Hudhra e përpunuar mund të përdoret vetëm si një lloj erze gjatë gatimit. Kur hudhra gatuhet ajo humbet një përbërës aktiv të saj, siç është acilina. Ajo është mjaft e pasur në përmbajtje sufluri dhe vepron atëhere kur përdorim hudhrën e gjallë dhe të papërpunuar, por që mund ta kemi prerë apo shtypur. Por kujdes, se acilina shpërbëhet menjëherë sapo bie në kontakt me ngrohtësinë. Prandaj hudhra e përpunuar në formë pluhuri, apo e ruajtur e tharë nuk mund të përdoret për kurim mjekësor, pasi i mungon acilina.
Ka një mënyrë me anë të të cilës edhe kur hudhra është e përpunuar apo e gatuar ruan cilësitë e saj maksimale të kurimit. Copëtojeni hudhrën dhe pritni 10 minuta para se ta përgatisni për të patur sa më shumë elemente të dobishme të saj për shëndetin tuaj.
Kur hudhra e copëtuar “pushon” për 10 minuta para përdorimit krijohet sinteza e acilinës dhe hudhra bëhet rezistente ndaj nxehtësisë në gatim. Pas kësaj hudhra mund të gatuhet në zjarr të pakët për një periudhë kohe prej 15 minutash.
Megjithatë përdorimi më i mirë hudhrës me qëllim kurimi është kur ajo konsumohet e freskët.
Gabimi 2- konsumimi i hudhrës në formë tabletash
Për të shmangur erën dhe shijen e fortë të hudhrës disa njerëz preferojnë ta konsumojnë atë në formë tabletash. Por rruga më e shkurtër nuk është gjithmonë më e mira. Ashtu siç theksuam më sipër, për të aktivizuar përmbajtjen kuruese të hudhrës është e nevojshme që ajo të konsumohet e freskët dhe e copëtuar.As në formë pilulash, pluhuri apo e tharë hudhra nuk mund të krahasohet me potencialin terapeutik që ka kur është në gjendje natyrale.
Gazi fosforik që lëshon hudhra zhduket kur ajo është e tharë, e procesuar apo e gatuar, por në të njejtën kohë zhduket dhe dobia e hudhrës për shëndetin e njeriut. Hudhra e tharë ruan antioksidantët dhe mund të ndikojë në luftimin e qelizave të lira radikale , por këtë funksion do ta kryente më mirë nëse do të ishte e freskët. Sipas studjuesve efekti i hudhrës së freskët mund te krahasohet me atë të penicilinës.
Gabimi 3 –përdorimi i hudhrave jo të freskëta
Duhet të siguroheni që hudhrat të jenë të freskëta nëse dëshironi të japin rezultat në trajtimin tuaj. Hudhrat e freskëta janë zakonisht ato të njoma me bishta ngjyrë të gjelbër. Sipas studjuesve hudhra më cilësore që duhet konsumuar për qëllime kuruese është hudhra organike.
Gabimi 4– Konsumi i sasive të vogla të hudhrës
Nëse jeni të vendosur për të luftuar infeksionet natyrale me anë të hudhrës duhet të konsumoni sasi të mëdha të saj.Vetëm një thelpi hudhre nuk mund të ketë asnjë lloj efekti.Si dozë terapeutike e këshillueshme nga mjekët për përdorim të përditshëm të hudhrës është 2-3 thelpinj mesatarë. Njerëzit kanë demonstruar shërimin nga disa infeksione të rënda pasi kanë ngrënë 2-3 thelpinj dy herë në ditë.
Gabimi 5- ribërja e florës së stomakut
Për vetë faktin se hudhra vepron si antibiotik, nëse përdorni sasi të mëdha hudhre mund të dëmtojnë florën intestinale dhe të ulin numrin e bakterieve të mira. Ashtu si dhe gjatë përdorimit të antibiotikëve në përgjithëse, trupi i njeriut ka nevojë për sasi të mëdha probiotikësh për të ruajtur ekuilibrin e florës intestinale (ose të zorrëve).
Mënyra më e mirë për ribërjen e florës është ajo e konsumimit të ushqimeve të fermentuara të cilat janë të pasura në probiotikë. Ndër këto ushqime përmendim kosin natyral, si dhe turshitë e ndryshme por kryesisht të lakrës. Nëse e keni të vështirë të gjeni ushqime të fermentuara mund të konsumoni probiotikë.
Gabimi 6- mbani një dietë të shëndetëshme
Nuk duhet të besoni se hudhra vepron e vetme në përmirësimin e shëndetit të njeriut. Për këtë qëllim duhet të bëni një jetë të shëndetëshme si dhe një dietë ushqimore sa më të kontrolluar për vlerat e saj. Një dietë e pasur në sheqerëra dhe ushqime të përpunuara nuk është e këshillueshme për mirëqenien e sistemit imunitar. Përpjekjet tuaja duhet të mbështeten nga ushqime të cilat mbrojnë shëndetin si: perime, fruta, ushqime probiotike, vajra të shëndetshëm, ushqime me pak proteina, dhe sa më shumë ujë.
Këshilla për konsumimin e hudhrave të freskëta
Hudhra si antibiotik konsumohet e freskët, pavarësisht se jo të gjithë njerëzit e pëlqejnë aromën dhe shijen e saj. Madje ka shumë njerëz që e konsumojnë me zorr dhe pa asnjë dëshirë hudhrën, por e bëjnë këtë pasi i njohin vlerat e saj.Disa specialistë rekomandojnë prerjen e thelpinjve të hudhrës në copa të holla dhe lënien e tyre për 15 minuta. Pastaj atyre u shtohet kos, mjaltë, lëng molle duke krijuar një krem që e lehtëson konsumimin e hudhrës.
Një mënyrë e thjeshtë por shumë efikase për zhdukjen e erës së hudhrës është ngrënia pas saj e majdanozit të freskët, i cili e largon menjëherë erën e rëndë të hudhrës në frymëmarrje.
A duhet ngrënë hudhra me stomakun bosh?
Disa specialistë thonë që gjëja e parë që duhet të bëni në mëngjes, nëse ju është rekomanduar përdorimi i hudhrës për efekte kurimi është konsumimi i saj esëll. Por mirë do të ishte që para konsumimit të saj të pihet një gotë ujë, për të eliminuar djegiet e mundëshme të stomakut , që ajo shkakton. Pastaj mund të vazhdohet me ngrënien e mëngjesit.
Ky lloj përdorimi i hudhrës ka dhënë rezultate pozitive.
Por disa njerëz duhet të kenë kujdes, pasi hudhra e freskët në stomakun bosh mund të shkaktorë irritime të sistemit të tretjes. Në një studim të botuar në vitin 2005 nga një mjek familjeje amerikan sugjerohet se konsumi i sasive të mëdha të hudhrave të freskëta sidomos në stomakun bosh, mund të provokojë turbullime gastro-intestinale apo modifikime të florës së zorrëve. Për një kurim nëpërmjet hudhrës duhet nisur konsumimi i saj në sasi të vogla dhe në bazë të reagimit të organizmit të kalohet në sasi më të mëdha gradualisht. Kjo është mjaft e rëndësishme për disa njerëz që janë alergjikë ndaj hudhrës. Te këta njerëz mund të shfaqen simptoma si fryrje barku, diare, të vjella dhe reaksione në lëkurë si prerje të lëkurës dhe ekzemë.
Personat alergjikë ndaj hudhrës së freskët mund ta përdorin atë në sasi shumë të vogla. Megjithatë pjesa më e madhe e njerëzve kanë probleme të tretjes së hudhrës, që nuk shkakton efekte anësore.
Përdorimi kurues i hudhrës njihet që para 3 mijë vjetësh, kur Hipokrati e rekomandonte për trajtimin e kancerit të qafës së mitrës. Ndërsa studjuesi Albert Schweitzer e përdori hudhrën për trajtimin e epidemisë së dizanterisë në Afrikë. Ky antibiotik i vjetër në moshë ka marrë mbështetjen e komunitetin shkencor por dhe të mjekëve popullorë në mbarë botën.