Departamenti Amerikan i Shtetit ka shtyrë datën për përgjigjet e llotarisë amerikane.
Me anë të një njoftimi për mediat, thuhet se për shkak të pandemisë së koronavirusit, përgjigjet për fituesit e Llotarisë Amerikane do të publikohet më datën 6 qershor dhe jo më 5 maj, siç ka ndodhur vitet e kaluara.
Më herët, Ambasada Amerikane anuloi të gjithë takimet rutinë të vizave dhe shërbimeve, përfshirë këtu edhe për fituesit e Lotarisë Amerikane për vitin 2020.