Profesor Dhimitër Kraja është rikthyer mes kolegëve të tij në spitalin Infektiv për tu përballur me Covid-19, pak javë pasi u shërua nga virusi. Shefja e Infektivit, Najada Çomo ka ndarë një mesazh për mjekun i cili u rikthye “në frontin e luftës”.
“Rikthimi i Profesor Dhimiter Kraja, ishte gëzim dhe motiv per ne ! Një personalitet që populli duhet ti jetë shumë mirënjohës, dhe ne të nderuar që e kemi mes nesh ! Je personalitet”, shkruan Çomo.
Kujtojmë se Dhimitër Kraja, pranoi të kthehet në detyrë edhe pse kishte dalë në pension, pasi shpërtheu epidemia e koronavirusit në vend.