“Dy gisht m***** për Ermalin” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Dy gisht m***** për Ermalin”

06:23 | 23/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Policia konfirmoi përdorimin e verbuesit të ariut kundër protestuesve! –

Ngushtica e Hormuzit mbyllet përsëri, rriten tensionet mes Iranit dhe SHBA-së –

Bullgaria mban zgjedhjet parlamentare, sondazhet nxjerrin favorit ish-presidentin pro rus –

Resortet e investitorëve strategjikë dhe kostoja e padukshme mbi burimet natyrore –

Nga Anta Muçaku

Nuk kisha ndërmend të shkruaja e as të zija një faqe nga hapësira e vyer e informimit, me një lajm dezinformues e aspak edukativ por tanimë “lajmi” ka marrë dhenë.

Sikur mos mjaftonte thirrja e parë për të mos lexuar romane, Ermal Mamaqi nguli këmbë (si mushka) sërish sot përmes një video-mesazhi për emisionin e Rudina Magjistarit.

Ermali jo vetëm që s’kishte ndryshuar mendje por e përsëriti thirrjen e tij duke e shtrirë edhe te arti: “Nuk është momenti për të lexuar romane, për të dëgjuar opera e për balet klasik”, tha me sytë nga kamera e telefonit dhe me duart mbi timonin e makinës, kushedi, rrugës duke shkuar për te vila e tij në Rolling Hills!

Unë nuk kam parë më “show humoristik” që nga koha e lavdishme e aktorëve të estradës, në netët e ndërrimit të viteve në RTSH dhe e kam të vështirë ta quaj Ermalin aktor por këtë titull tanimë atij ia ka dhënë publiku dhe ata njerëz të cilët e ndjekin e që për hir të së vërtetës janë shumë.

Janë mbi 1.2 milionë shqiptarë që e ndjekin këtë njeri i cili tri ditë më parë u dha “recetën” ndjekësve të tij për ta kaluar sa më mirë këtë situatë: të lexojnë libra “si të bëhesh i pasur!”

Në një kohë kur të gjithë po ngrenë alarmin për ekonominë, kur qindra njerëz kanë humbur punët, kur të tjerë nuk dinë në do e marrin atë “pagë lufte”, e shumë përjetojnë ankth e stres duke menduar  për ringritjen, Ermalit i punon vetëm një neuron: Ai i të bërit parà, mundësisht para të thata e brenda ditës.

Në fakt në kushtet ku jemi, gjëja e fundit që duhet të mendojë njeriu është paraja.

Më herët me tërmetin, kujtuam që mbi jetën, asgjë tjetër s’ka vlerë. Njëri-tjetri është gjithçka që kemi!

E tani me pandeminë kuptuam se grykësia, dëshira për të eksperimentuar e provuar gjithçka, mund ta fshijë nga faqja e dheut njeriun dhe ta zëvendësojë me një… virus.

Dje, ndesha rastësisht në rrugë një mike të shtrenjtë të cilën për shkak të rrethanave të ndryshme kisha dy vite pa e takuar.

Instiktivisht doja t’i hidhesha e ta përqafoja por pastaj u kujtova për distancimin fizik dhe ashtu me mbi një metër distancë nga njëra-tjetra bëmë një bisedë…bosh.

Ishte bosh sepse mungonte afërsia, mungonte ai shtrëngimi shqisor që i bën emocionet reale e të gjalla.

Ika duke marrë me vete një trullosje që më shoqëroi gjithë ditën, bashkë me pyetjen e vazhdueshme: Po si u bëmë kështu?!!

E thashë këtë duke menduar që ka shumë të tjerë si unë, të cilët e vetmja gjë që duan tani, është një përqafim me të afërmit e tyre, me miken e zemrës, me vallain, motrën, gjyshin, gjyshen, tezen, hallën, kolegen e punës, mësuesen e parë… a këdoqoftë!

Një përqafim për të ndjerë sërish që jemi humanë.

Në kushtet e këtij asocializimi, ku të gjithëve na duket vetja nga pak “kavie eksperimentale”, shërimi i vetëm është rikthimi te vlerat, te gjërat e përditshme, te ato detajet e vogla që i japin kuptim ekzistencës sonë.

Por sigurisht këto gjëra nuk mund t’i kuptojnë aktorë si Ermali që edhe në kohë pandemie, kanë menduar thjesht si të shesin më shumë filma të prodhimit “Dy gisht m…..”

Etiketa: Anta MuçakuErmal Mamaqiromanevirus

Të Lidhura

Policia konfirmoi përdorimin e verbuesit të ariut kundër protestuesve! –

Policia konfirmoi përdorimin e verbuesit të ariut kundër protestuesve! –

nga 27
10:00 | 19/04/2026
0

Kryedemokrati Sali Berisha shprehet se policia konfirmon përdorimin e verbuesit të ariut kundër demonstruesve paqësorë. Ai reagoi pasi Policia e...

Ngushtica e Hormuzit mbyllet përsëri, rriten tensionet mes Iranit dhe SHBA-së –

Ngushtica e Hormuzit mbyllet përsëri, rriten tensionet mes Iranit dhe SHBA-së –

nga 27
09:20 | 19/04/2026
0

Ngushtica strategjike e Hormuzit është mbyllur sërish për qarkullimin detar, duke rritur ndjeshëm tensionet në Lindjen e Mesme dhe shqetësimet...

Bullgaria mban zgjedhjet parlamentare, sondazhet nxjerrin favorit ish-presidentin pro rus –

Bullgaria mban zgjedhjet parlamentare, sondazhet nxjerrin favorit ish-presidentin pro rus –

nga 27
09:00 | 19/04/2026
0

Bullgarët iu drejtohen sot kutive të votimit për zgjedhjet e teta parlamentare në 5 vjet. Sipas sondazheve, favorit është ish...

Resortet e investitorëve strategjikë dhe kostoja e padukshme mbi burimet natyrore –

Resortet e investitorëve strategjikë dhe kostoja e padukshme mbi burimet natyrore –

nga 27
08:36 | 19/04/2026
0

Në Tragjas të Vlorës, gjatë muajve të fundit ndërtimi i një ujësjellësi që synon devijimin e ujit nga burimi natyror...

Para
Dorëhiqet drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, ja kush e zëvendëson

Dorëhiqet drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, ja kush e zëvendëson

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Policia konfirmoi përdorimin e verbuesit të ariut kundër protestuesve! –

Policia konfirmoi përdorimin e verbuesit të ariut kundër protestuesve! –

10:00 | 19/04/2026
Ngushtica e Hormuzit mbyllet përsëri, rriten tensionet mes Iranit dhe SHBA-së –

Ngushtica e Hormuzit mbyllet përsëri, rriten tensionet mes Iranit dhe SHBA-së –

09:20 | 19/04/2026
Bullgaria mban zgjedhjet parlamentare, sondazhet nxjerrin favorit ish-presidentin pro rus –

Bullgaria mban zgjedhjet parlamentare, sondazhet nxjerrin favorit ish-presidentin pro rus –

09:00 | 19/04/2026
Resortet e investitorëve strategjikë dhe kostoja e padukshme mbi burimet natyrore –

Resortet e investitorëve strategjikë dhe kostoja e padukshme mbi burimet natyrore –

08:36 | 19/04/2026
Me Trump apo Soros! Kujt t’ja prishë e kujt t’ja dreqë, kryeministri Rama shmang fotot me “vëlla” Aleksin në Barcelonë –

Me Trump apo Soros! Kujt t’ja prishë e kujt t’ja dreqë, kryeministri Rama shmang fotot me “vëlla” Aleksin në Barcelonë –

08:12 | 19/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Policia konfirmoi përdorimin e verbuesit të ariut kundër protestuesve! –
  • Ngushtica e Hormuzit mbyllet përsëri, rriten tensionet mes Iranit dhe SHBA-së –
  • Bullgaria mban zgjedhjet parlamentare, sondazhet nxjerrin favorit ish-presidentin pro rus –
  • Resortet e investitorëve strategjikë dhe kostoja e padukshme mbi burimet natyrore –
  • Me Trump apo Soros! Kujt t’ja prishë e kujt t’ja dreqë, kryeministri Rama shmang fotot me “vëlla” Aleksin në Barcelonë –
  • Pas 120 ditësh izolim/ Selin shpallet fituesja Big Brother VIP, rrëmben çmimin e madh prej 100 mijë eurosh –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Policia konfirmoi përdorimin e verbuesit të ariut kundër protestuesve! –
  • Ngushtica e Hormuzit mbyllet përsëri, rriten tensionet mes Iranit dhe SHBA-së –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com