Nga Basir Çollaku
Nuk ka asnjë problem për një të pandehur për krime të rënda, të dalë në media kombëtare dhe të bëjë si të dëshirojë, paçka se me atë akuzë që rëndon mbi të, duhej të ishte në një adresë tjetër. Kështu ndodhi me Dhionisios (Alfred) Beleri që u rehatua pak ditë më parë në TV-kombëtar Klan teksa fliste për situatën e covid19 në shtetin fqinj në Greqi. Ai është i pandehur per masakrën e “Peshkëpisë” ku u vranë dy ushtarë dhe tre të tjerë u plagosën në vitin 1994. Por Reforma në Drejtësi, me sa duket ka reformuar dhe qëndrimin ndaj disa lloj të pandehurve..A ia kanë mundësuar këtë moskokëçarje prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, të quajturës SPAK? A kanë marrë ata në dorëzim dosjet nga Krimet e rënda mes tyre edhe dosjen e Prokuroit Eugen Beci ndonëse atë e shkarkuan rivlerësuesit se bënte detyrën A ishte kjo dosje një shkak për të larguar prokuroprin ndaj njeriut me “peshë” greke në drejtësinë shqiptare? A po përpiqet Prokuroria Speciale ta mbyllë dhe ta pushojë këtë çështje me ngarkesë prej dakadave në drejtësinë shqiptare…? Ka ndodhur me jo pak prokurorë të pabindur ndaj partisë-shtet, janë larguar nga sistemi, duke urdhëruar vartësit në vetting të marrin vendimin. Fatkeqësisht kjo dosje e vjetër njeh dy ushtarë të vrarë janë dëshmorë të atdheut dhe tre të tjerë të plagosur, Beleri i akuzuar dhe shokë të tij livadhisin të lirë nëpër Shqipëri dhe ripromovohen nëpër media në vend në qelive..
Procedimi penal nr 26 ka vijuar te Krimet e Rënda me 4 shkurt të vitit 2019, nga Prokurori Eugen Beci. Ky procedim penal nr.61 dt. 13.04.1994 ishte përcjellë nga Prokuroria e Gjirokastrës, për mos kompetencë lëndore, pasi bëhej fjalë për veprën penale, vepra me qëllime terroriste kryer në bashkëpunim. Dosje e regjistrrua nga policia 26 vjet më parë, me 11 prill 1994 kur një grup i armatosur sulmuan repartin e Qendrës së Strëvitjes së policisë Kufitare të peshkëpisë së Sipërme në Gjirokastër. Sulmi me armë zjarri pati pasojë vrasjen e një ushtari, një oficeri dhe palgosjen e tre ushtarëve të tjerë. Agresorët kanë marrë në tërheqje të lidhur dhe një nënoficer duke kaluar në drejtimk të kufirit grek. Hetimet konkluduan më pas se komando ushtarake që kanë sulmuar i përkisnin organizatës terroriste greke MAVI e ashtuquajtur Fronti për Çlirimin e Vorioepirit
Protagonistët e kësaj ngjarje në atë kohë u identifikuan shtetasit:
Jorgo ANASTASULIS, oficer i ushtrisë greke, i cili sipas të dhënave te Interpolit me datë 26.03.2019, ka gjeneralitetet Georgios Anastasoulis, i biri i Konstantinos, i vitlindjes 1961.
Apostolos KARVELAS, 26 vjeç, punonjës i policisë greke.
Mario KUTULLA, 25 vjeç, qytetar shqiptar banues në Athinë.
Fredi(Alfred)BELERI, 23 vjeç, qytetar shqiptar banues në Athinë.
Jorgo KRISTO, 26 vjeç, qytetar shqiptar banues në Athinë.
Harallamb PAPA, 21 vjeç, qytetar shqiptar, banues në Athinë.
Jorgo PAPA, 30 vjeç, qytetar shqiptar, banues në Athinë. Dënimet fillestarë të tyre dhe në vijim kanë përfunduar në komike. Krimet e rënda e kanë rimarrë dosjen kanë investiguar më tej, kanë shqyrtuar, prova fajkte dhe dëshmi dhe Prokurori eugen beci ka konkluduar me marrjen të pandehur të Dhionisios (Alfred) Beleri për akuzën e rëndë vepra terroriste. Me sa duket organizatat terriste dhe psuhtetit i tyre është më i madh se a ii përfaqësuesve të pushtetit në vendin tonë. Ka gjithnjë një zgjidhje, për të heshtur. Formula ka ardhur shpejt. Largohet perokurori Beci dhe çështja mbetet në taksinë e Prokuroisë Speciale, e gjitha më shumë gjasë do ta dërgojë në fatin e diosjes 184, duke udhëtuar nëpër prokurori rrethesh..
https://www.facebook.com/shijaktv/videos/828532947633194/?t=9
DOKUMENTI I PLOTË:
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PROKURORIA
Pranë GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË PËR KRIME TË RËNDA TIRANË
Adresa: Rr «Jordan Misja», Tiranë. Tel./faks 042264346
V E N D I M
PËR NJOFTIMIN E AKUZËS
Në Tiranë, sot në datën 09 .04. 2019.
Une Eugen BEÇI, prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë , pasi u njoha me aktet e procedimit penal nr.26 të vitit 2019,
Konstatova
Se në datë 04.02.2019, me nr.1060.prot. në Prokurorinë për Krime të Rënda nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër është përcjellë për kompetencë me shkresën nr.372/1 dt. 01.02.2019 procedimi penal nr.61 dt. 13.04.1994 që bën fjalë për veprën penale të “Vepra me qëllime terroririste” të kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 50/1 të Kodit Penal (ligji i kohës) pasi me datë 01.02.2019 është shpallur moskompetenca lëndore nga Prokuroria e Rrethit gjyqësor Gjirokastër.
Nga studimi i këtyre akteve rezulton se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër në datë 13.04.1994 ka regjistruar procedimin penal nr.61 viti 1994 për veprën penale “Vepra për qëllime terrori të kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 50/1 të Kodit Penal në atë periudhë. Regjistrimi është bërë mbi bazën e materialeve të referuara nga Komisariati i Policisë Gjirokastër dhe dërguar me shkresë nr. 442, datë 11.04.1994. Më konkretisht më datë 10.04.1994 rreth orës 02.30 një grup i armatosur prej 4-5personash të paidentifikuar, kanë sulmuar Repartin e Qendrës së Stërvitjes të Policisë Kufitare të Peshkëpisë së Sipërme, Gjirokastër. Si pasojë e këtij sulmi janë vrarë një oficer, një ushtar roje si dhe janë plagosur tre ushtarë me gjeneralitetet: – Arsen Llazi GJINI (vrarë); – Fatmir SHEHU (vrarë); -Ardian Ramadan VELMISHI (plagosur); -Janaq ZAKA (plagosur) dhe -Frederik Iliaz KALEMI (plagosur).
Sipas aktit mjeko ligjor nr. 6, datë 10.04.1994 rezulton se:
– Në trupin e viktimës Arsen GJINI është konstatuar një plagë tej shpuese me drejtim nga para mbrapa me lokalizim në supin e djathtë, e shkaktuar nga armë zjarri të kalibrit të madh mbi 10 mm. Shkaku i vdekjes është hemorragjia e madhe e shkaktuar nga plaga tej shpuese.
Sipas aktit mjeko ligjor nr. 7, datë 10.04.1994 rezulton se:
-Në trupin e viktimës Fatmir SHEHU është konstatuar një plagë tej shpuese me drejtim nga para mbrapa me lokalizim në shpatullën e djathtë, dëmtim të brinjëve 5-6-7 e shkaktuar nga një e shtënë armë zjarri të kalibrit të madh mbi 10 mm. Distanca e qitjes është nga 05-2 metra largësi Shkaku i vdekjes është hemorragjia e madhe e shkaktuar nga plaga tej shpuese.
Sipas aktit mjeko ligjor nr. 34, datë 11.04.1994 rezulton se:
-Në trupin e ushtarit Ardian VELMISHI, në kofshën e majtë të tij është konstatuar një plagë tej shpuese e shkaktuar nga armë e kalibrit të madh me drejtim nga para mbrapa.
Sipas aktit mjeko ligjor nr. 35, datë 11.04.1994 rezulton se:
-Në trupin e ushtarit Frederik KALEMI, në kofshën e majtë të tij është konstatuar një plagë tej shkuese e shkaktuar nga armë e kalibrit të madh me drejtim nga para mbrapa.
Sipas aktit mjeko ligjor nr. 36, datë 11.04.1994 rezulton se:
-Në trupin e ushtarit Janaq ZAKA, në syrin e djathtë të tij është konstatuar dëmtim, gjak në brendësi dhe prania e një trupi të huaj brenda, dëmtime në fytyrë dhe konfuzion të kokës.
Sipas aktit të ekspertimit teknik nr. 213, datë 12.04.1994 rezulton se:
Nëntë gëzhojat objekt ekspertimi i përkasin fishekëve të armëve të gjahut të kalibrit 12 mm. Ato janë qitur nga tre armë të tipit Shogun, kalibër 12 mm.
Saçmet e gjetura në trupin e viktimës Fatmir SHEHU i përkasin fishekëve të gjahut kalibër 12 mm dhe me numër saçme 4 si ato të gëzhojave jeshile dhe blu gjetura në vendin e ngjarjes
Copat metalike të gjetura në trupin e viktimës Arsen GJINI janë pjesë të predhave speciale tip turbine si ato të gjetura në vendin e ngjarjes.
Më pas personat e paidentifikuar kanë hapur kasafortën e armatimit, kanë marrë një sasi armësh dhe në ikje nga reparti, kanë marrë të lidhur në formë pengu ish nënoficerin Qemal Sulo STROKA duke kaluar në drejtim të kufirit grek. Në datë 11.04.1994 është mbajtur procesverbali i inventarizimit të armatimit të këtij reparti. Në përfundim të inventarit është konstatuar se mungonin armë, sasia e fishekëve dhe krehrat si më poshtë vijon:
- Pistoletë TT model 54, me numër YA-1876-1952, copë 1 (një).
- Pistoletë TT model 54, me numër XB-4508-1945, copë 1 (një).
- Dy krehër rezervë, dy këllëf pistoletë, 2 (dy) fishekë, 28 (njëzetetetë) fishekë.
- Automatikë model 56 me qytë druri, copë 15 (pesëmbëdhjetë) me numra serie: -4213769,-3101413-66, -3107102-66, -4221397-66, -4203046-66,-BE2066-K,-010049-84,-010906-84,-TX-4249-,-5254614-66,-010176-84,-9355-84,-05567-84,-TX-1154-TT,-4220092-66.
- Krehra automatiku model 56, copë 16 (gjashtëmbëdhjetë).
Në vijim ky proçedim është pezulluar me datë 12.07.1994 dhe është rifilluar më datë 31.01.2019.
Në datë 12.07.1994 Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka pezulluar hetimet e procedimit penal nr. 61 që bën fjalë për veprën penale “Veprime për qëllime terroriste” parashikuar nga neni 50/1 të Kodit Penal të asaj periudhe.
Drejtoria e Vendore e Policisë Gjirokastër me shkresë nr.1519, datë 22.05.2006 ka kërkuar rifillimin e hetimeve. Sipas këtij informacioni në datë 11.04.2006 në gazetën shqip është botuar një artikull nga avokat Ilir MALINDI ku ndër të tjera thuhet se: “Autorët e masakrës së Peshkëpisë janë arrestuar nga autoritetet greke, autorët e sulmit të quajtur organizata “MAVI” ju janë gjetur armët e vjedhura të postës dhe janë dënuar nga drejtësia greke vetëm për armëmbajtje pa leje”.
Po kështu në një shkrim të datës 19.05.2006 gazeta shqip në një shkrim të Fatos MAHMUTAJ jep emra autorësh ku katër janë shqiptarë si dhe shkruan se autorët e arrestuar nga pala greke ju janë sekuestruar armët e postës, dhe Gjykata e Diktimit në Athinë në datë 21.03.1996 i ka liruar”.
Nga studimi i akteve rezulton se gjendemi para veprës penale të “Vepra me qëllime terroriste” kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 230-25 të K.Penal. Por këtu duhet të kemi në konsideratë parimin e përgjithshëm të ligjit favorizues të kohës e përcaktuar nga neni 3 i K.Penal. Për këtë arsye referuar ngjarjes dhe kohës së kryerjes së saj fakti penal duhet të cilësohet për “Veprat Terroriste” sipas nenit 50 të Kodit Penal( Ligji 5591 dt. 15.06.1977 , ndryshuar me ligjin nr 6300 dt. 27.03.1981).
Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se:
Në datë 10 Prill 1994 në orën 02.40 një komando para ushtarake e emërtuar “PIRRO” që i përkiste organizatës terroriste greke “Fronti për çlirimin e Vorioepirit” (MAVI) e përbërë nga 8 (tetë) persona të armatosur me armë zjarri, me uniformë ushtarake të ushtrisë greke u fut në territorin shqiptar në afersi të fshatit Peshkëpi të rrethit të Gjirokastrës. Në thellësi të territorit shqiptar, rreth 4 kilometra në një qendër stërvitore ushtarake të efektivave shqiptare, vrasin në befasi me armë zjarri ushtarin roje Arsen Llazar GJINI, 20 vjeç nga fshati Seman i rrethit Fier. Pasi vranë ushtarin hynë në fjetoren e ushtarëve kur këta po flinin gjumë dhe hapën zjarr kundër tyre. Nga këto veprime kriminale mbeti i vrarë komandanti i stërvitjes, Kapiten i Parë Fatmir Sali SHEHU, nga Tepelena dhe banues në Gjirokastër, si dhe u plagosën tre ushtarë. Mbasi kryen këto akte të rënda kriminale ata thërrisnin: “Këto i kini për Vorio Epirin!” si dhe “Mos kujtoni se ne kemi harruar”.Protagonistët e kësaj ngjarje në atë kohë u identifikuan shtetasit:
Jorgo ANASTASULIS, oficer i ushtrisë greke, i cili sipas të dhënave te Interpolit me datë 26.03.2019, ka gjeneralitetet Georgios Anastasoulis, i biri i Konstantinos, i vitlindjes 1961.
Apostolos KARVELAS, 26 vjeç, punonjës i policisë greke.
Mario KUTULLA, 25 vjeç, qytetar shqiptar banues në Athinë.
Fredi(Alfred)BELERI, 23 vjeç, qytetar shqiptar banues në Athinë.
Jorgo KRISTO, 26 vjeç, qytetar shqiptar banues në Athinë.
Harallamb PAPA, 21 vjeç, qytetar shqiptar, banues në Athinë.
Jorgo PAPA, 30 vjeç, qytetar shqiptar, banues në Athinë.
Në datë 11.04.1994 sipas të dhënave evidentohet se nga katër kriminelët dy prej tyre flisnin greqisht, njëri fliste shqip pastër, ndërsa i katërti dukej si informator.Me njëri tjetrin ata përdornin emrat Jorgo dhe Angjello dhe ishin rreth moshës 20-25 vjeç.
Personi që fliste shqip kishte thënë në vazhdimësi se: “…mua regjimi i Hoxhës dhe i Alisë më dënoi pasi nuk më dha të drejtë studimi, në kohën që bëra ushtrinë më transferuan në Lezhë”.Në datë 12.04.1994 Frederik Iliaz KALEMI, nga Katundishta i Përmetit dhe Ardian Ramadan VELMISHI nga Hekali i Mallakastrës ish ushtar shprehen se:
“…Dy vetë të maskuar të veshur me rroba ushtarake greke, hynë në fjetore dhe filluan të qëllonin me armë, morën një ushtar dhe i kërkuan të tregonte ku ishte depo e armatimit dhe në gjuhën shqipe i tha: “…Vorio epirin e ruajmë ne, mos kujtoni se e kemi harruar, juve nuk iu vrasim se edhe ne ushtarë jemi si ju…”.
Në datë 19.03.1995 informohemi se policia greke ka ndaluar në vendin e quajtur “Hani i Delvinaqit”në Pogon të Janinës shtetasit grekë, Jorgo ANASTASULI, Apostol KARVELLAS, Mario Spiro KUTULLA, Jorgo Roland KRISTO, Fredi Foto BELERI, nga Himara; Harallamb PAPA nga Krioneri, Gjirokastër dhe Jorgo PAPA nga Saranda.
Arsyeja e ndalimit të këtij grupi ishte se gjatë kontrollit të ushtruar nga policia greke në makinën, me të cilën ata lëviznin, u gjet një sasi e konsiderueshme armatimi dhe pajisje për kryerjen e akteve terroriste. Grupi i ndaluar po kthehej nga Shqipëria ku kishte shkuar për të kryer një akt diversioni ndaj një reparti ushtarak në Llongo të Gjirokastrës. Aksioni nuk është kryer pasi janë zbuluar nga rojet e repartit ushtarak. Organet e drejtësisë në Greqi nisën një proces gjyqësor, ndaj individëve të sipërpërmendur ku akuza fillestare ishte: “Pjesmarrje në aktin terrorist Peshkëpi, Shqipëri”.
Në datë 19.03.1995, shtetasi Harallamb PAPA së bashku me Jorgo ANASTASULI e Apostolis KARVELLAS, shtetas grek si edhe shtetasit shqiptarë Mario KUTULLA, Jorgo KRISTO, Fredi BEJLERI e Jorgo PAPA, janë arrestuar nga policia greke tek Hani i Delvinaqit në Janinë. Nga të dhënat dyshohej se Harallamb PAPA së bashku me grupin ktheheshin për në Athinë mbasi u kishte dështuar aksioni që do të ndërmernin ndaj një reparti ushtarak shqiptar në Llongo të Gjirokastrës. Nga kontrolli që iu bë rezultoi se ata dispononin me vete armatim dhe pajisje për kryerje akte terroriste.
Në datë 19.03.1995, nga policia greke në vendin e quajtur Hani i Delvinaqit në Pogon të Janinës janë ndaluar dhe më vonë janë arrestuar shtetasit: Mario Spiro KUTULLA nga Himara, Foto BEJLERI nga Himara dhe banues në Greqi, Jorgo Roland KRISTO nga Himara, Harallamb PAPA dhe Jorgo PAPA nga Saranda.
Në muajin Maj 1999 përfundon procesi i gjykimit dhe personat e mësipërm u dënuan me akuzën “Armëmbajtje pa leje”. Fillimisht nga Gjykata e Shkallës së Parë, i dënoi personat e lartpërmendur me 4(katër) vjet heqje lirie më tej nga Gjykata e Shkallës së dytë, ata u dënuan me 18-20 muaj me kusht dhe më pas u lanë të lirë.
Në datë 12.08.1995, informohemi se një person i rrezikshem me emrin Landi, ndryshuar në Llambi ka qenë në Peshkëpi në datë 11.04.1994 me tre shtetas grekë dhe me tre shtetas minoritarë si udhërrëfyes.
Në datë 16.08.1995, shtetasi Harallamb (Llambi) PAPA është identifikuar si pjesmarrës direkt në ngjarjen e Peshkëpisë. Babai i Llambit, Theofani erdhi natën bashkë me gruan në shtëpi dhe iku natën. Ai (Llambi) do të vinte në postën e Llongos për të bërë masakrën e dytë.
Në datë 08.09.1995, shtetasi Arqile MAKRIU çoban në një fshat grek afër kufirit ka lidhje me ngjarjen e Peshkëpisë vjen shpesh e takohet me Niko PAPEN, Thanas MARGARITIN dhe Sokrat GJIKËN.
Në datë 14.08.1998 informohemi se organizata vorioepiriote “MAVI” ka marrë përsipër autorësinë e ngjarjes së aktit terrorist në postën e kufirit të Peshkëpisë në vitin 1994.
Stacionet televizive greke kanë dhënë njoftimin se autorët e aktit terrorist në postën kufitare të Peshkëpisë janë Harallamb (Llambi) PAPA nga fshati Krioner, një doktor me banim në Athinë dhe dy persona me mbiemër KOKAVESHI i quajturi Andrea Nikollë Kokaveshi nga zona e bregut. Harallamb PAPA së bashku me pjestarët e tjerë të grupit në vitin 1995 kanë ardhur në fshatin Llongo për të kryer të njëjtin akt si në Peshkëpi por janë diktuar dhe janë larguar për në Kostanjë. Aty janë parë nga një grua e cila ka njoftuar policinë që më vonë i ndaloi. Në makinën që lëviznin gjatë kontrollit janë gjetur kallashnikovë. Harallamb PAPA është dënuar 1.5 vjet për ngjarjen e Peshkëpisë. Pas daljes nga burgu kanë marrë si shpërblim 20 milionë dhrami greke nga organizata “MAVI”. Llambi trembet kur vjen në Shqipëri dhe kur vjen ikën në orët e natës.
Në datë 08.01.1999 informohemi se në fshatin Dyrmish të rrethit të Sarandës do të zhvillohej ceremonia e inaugurimit të ujësjellësit në të cilën do të merrnin pjesë një grup i neodemokracisë, kryetar i së cilës është një person me origjinë nga Saranda me mbiemrin KARATHANO.Kjo ceremoni do të shfrytëzohej për të hedhur parulla të ndryshme për Vorio Epirin.
Në qershor 1999, informohemi se në qytetet e Gjirokastrës, Sarandës dhe Delvinës kanë ardhur dy shtetas grekë të cilët kanë marrë pjesë në aktin terrorist të datës 10.04.1994 ndaj pastës kufitare të Peshkëpisë të rrethit Gjirokastër dhe kanë qëndruar në këto qytete për 15 ditë.Gjatë qëndrimit ata kanë marrë takime me anëtarë të ndryshëm të organizatës “OMONIA” dhe ish drejtues të saj dhe kanë frekuentuar Konsullatën greke në Gjirokastër.
Në datë 10.08.1999, informohemi se Harallamb KARATHANO është shprehur se atë padrejtësisht e kanë shënuar si anëtar të organizatës “MAVI” pasi nuk është anëtar i saj. Kjo organizatë është e jashtëligjshme, madje edhe dy persona anëtarë të saj të cilët janë kapur si pjestarë në incidentin e postës kufitare të Peshkëpisë në Shqipëri aktualisht janë në ndjekje penale.
Në datë 29.03.2005, informohemi se babai i Harallamb PAPËS, i quajtur Theofan PAPA, ka ngritur pretendime mbi denoncuesit e mundshëm të Harallambit si pasojë e të cilave ai është ndaluar dhe më pas pyetur nga ana e policisë greke. Ai fillimisht është kapur nga policia greke së bashku me disa persona të tjerë në afërsi të Delvinaqit dhe në makinën e tyre janë gjetur disa armë të cilat rezultonin të rrëmbyera në repartin ushtarak të Peshkëpisë në vitin 1994. Shprehet se nga gjyqi që u zhvillua në Greqi djali u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje dhe jo për ngjarjen e Peshkëpisë pasi ai nuk e ka bërë një gjë të tillë. Sipas banorëve të zonës për disa vite pas ngjarjes së Peshkëpisë, djali i Theofanit, Harallambi nuk ka ardhur në shtëpinë e tij në Krioner pasi kishte frikë se mos e kërkonte shteti shqiptar për të pyetur për ngjarjen e Peshkëpisë por duke parë se atë nuk pyeti njeri në fshat në vitet 2003-2004 ai ka ardhur në fshat në muajin Gusht për pushime duke qëndruar 20 ditë dhe pastaj është larguar përsëri në Greqi.
Në datë 20.09.2005, banorët e zonës shprehen se ngjarja e Peshkëpisë u përgatit nga shteti grek nisur nga mardhëniet që ekzistonin në atë periudhë mes dy vendeve. Koha e zgjedhur për veprimet e kryera nga grupi tregojnë se ato ishin të mirë informuara për qendrën stërvitore deri në hollësitë më të imta. Personi organizator i grupit që erdhi nga shteti grek dhe bëri masakrën ishte një mjek me origjinë nga vendi ynë(Andrea Nikollë KOKAVESHI), babai i të cilit ka qenë një ndër krerët e organizates “MAVI”, organizatë e cila mori përsipër autorësinë e kryerjes së aktit. Në grupin terrorist bënin pjesë katër persona nga vendi ynë, tre nga zona e Himarës dhe tjetri nga fshati Krioner me mbiemër PAPA.Në datë 11.11.2005, Harallamb PAPA është paisur me pasportë shqiptare me nr Z1993559 dhe ndodhet ne Greqi.
Në datë 08.09.2006, mësojmë se një nga katër personat që morën pjesë në masakrën e Peshkëpisë në vitin 1994 është edhe shtetasi Thanas GUDA, nga Peshkëpi e Sipërme e rrethit Gjirokastër. Ai së bashku me Harallamb PAPËN dhe Fredi BEJLERIN kanë marrë peng kapterin Qemal STROKA. Së bashku me ta ka qenë edhe një shtetas tjetër nga fshati Derviçan Gjirokastër të cilit nuk i dihet emri deri tani. Thanasi në këtë masakër ka shërbyer si udhërrëfyes për të tjeret sepse ai ishte vendas dhe e njihte mirë terrenin. Kur morën peng kapterin Qemal STROKA dhe e nisën drejt kufirit grek, grupi prej katër vetash drejtohej pikërisht nga Thanas GUDA, i cili orientonte gjithë grupin.
Në datë 31.10.2006,informohemi se përpara viteve‘90, Thanas GUDA punonte si ekonomist në kooperativë. Më pas filloi punë si doganier në Kakavijë deri në vitin 1994. Pas ngjarjes së Peshkëpisë në vitin 1994 u largua për në Greqi dhe pak kohë më vonë filloi punë si përkthyes në Ministrinë e Jashtme greke. Duke njohur mirë gjuhën, Thanasi punoi atje për disa vite dhe më pas kaloi me punë në bashkinë e Athinës përsëri si përkthyes deri në vitin 2000 pastaj u largua dhe tani punon atje ku gjen punë. Në datë 17.03.2007 mësojmë se Thanasi GUDA punon në një shoqëri që bën furnizimin çerdheve dhe të kopshteve me ushqime. Këtë punë ia ka rregulluar Harallamb KARATHANO pasi me të ka shumë miqësi.
Në datë 24.03.2007, bashkëshortja e Mandellos, është shprehur se këtë të mirë e keni nga fshatari juaj Thanas GUDA pasi ai ka qenë bashkë me ata që e bënë këtë gjë. Thanasi ka qenë dy ditë këtu në Argjirohor i veshur ushtarak me uniformë lara lara duke pritur të tjetrët që të vinin dhe kur kanë ardhur është nisur bashkë me ta.
Në datë 08.05.2007, evidentohet se Fredi BEJLERI është shprehur një lidhjeje të tij se ka qenë një ndër autorët e incidentit të ndodhur në postën kufitare të Peshkëpisë në Gjirokastër në vitin 1994.Ai është shprehur krenar për atë që ka bërë dhe nëse i kërkohet do ta bëjë përsëri.Në datë 31.07.2007, informohemi se para 15 ditësh në fshatin Krioner erdhi Harallamb PAPA dhe qëndroi një javë. Kishin ardhur edhe prindërit e tij. Harallambi me familjen e tij kishte ardhur me një makinë tip xhip me targa IEI3024.Në datë 09.08.2007 Harallamb PAPA gjatë një takimi ku është diskutuar në lidhje me fonde të fshatit Krioner të cilat besohet se janë humbur prej tij, banorët i janë shprehur se ti ke vrarë dy shqiptarë por ne nuk ta kemi frikën.Në datë 09.08.2007, informohemi se Harallamb PAPA, ka ardhur në mbrëmje në qytetin e Gjirokastrës dhe ka shkuar në spitalin civil ku është vizituar pasi ka pasur probleme shëndetsore.Ka qenë i shoqëruar nga një person që quhet Jorgo XHOLI. Pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar për në fshatin e tij në Krioner. Në Gjirokastër nuk ka qenë me makinën e tij por me makinën e shoqëruesit.
Në datë 03.09.2008, Rollavgji GOGONI, i është shprehur Vangjelit vëllait të tij Theofan PAPA dhe Harallambit mos bëni asnë veprim të hyni në pronën tonë se do të shkoj në doganën e Kakavijës dhe do t’iu them që t‘iu ndalojnë për krimet që keni bërë.
Në datë 15.11.2009, rezulton se pas vitit 2008 shtetasi Harallamb PAPA nuk rezulton të ketë ardhur në pikën kufitare dhe të ketë hyrë në territoret e Republikës së Shqipërisë.
Në datë 03.02.2010, një shtetas i quajtur Pavlo është shprehur se unë e di se kush ka qenë në masakrën e Peshkëpisë. Mua më kanë ardhur nga shteti grek dhe më kanë propozuar që të merrja pjesë në masakrën e Peshkëpisë. Unë nuk pranova dhe u thashë se nuk e bëj dot këtë punë . Unë di t’iu them se një propozim të tillë ia kanë bërë edhe Thanas GUDËS nga fshati Peshkëpi. Në këtë masakër kanë qenë edhe disa të tjerë nga zona jonë por për këtë do flasim njëherë tjetër kur të vij prapë. Që nga ajo kohë Pavlo nuk erdhi më në fshat pasi vdiq rreth një muaj më pas.
Në datë 13.08.2010, informohemi se një përkthyes ka shërbyer në hetuesinë e Athinës për të përkthyer një të pandehur shqiptar që nuk dinte mirë gjuhën greke. Nga ana e hetuesise greke merreshin në pyetje disa shtetas shqiptarë, minoritarë grekë të cilët ishin kapur në Kallpaq të Janinës me disa armë automatike dhe thuhej se kishin shkuar për të kryer një masakër tjetër si ajo e Peshkëpisë në vitin 1994 por këtë herë në postën kufitare të fshatit Llongo. Shkova dhe u paraqita dhe përktheva për një djalë nga Himara, emri nuk më kujtohet por ishte një djalë i shëndoshë, trup madh dhe me kokë të madhe.Pyetjes: Përse do të shkonit në fshatin Llongo? I pandehuri iu përgjigj se shkuam për gjueti. Pyetjes: Po armët automatike që kishit me vete ku i keni gjetur pasi ato janë armë që janë vjedhur në një postë kufitare në Shqipëri në vitin 1994? I pandehuri iu përgjigj se armët i kishte shtetasi grek Jorgo TASHULI ai na i dha, se ku i ka gjetur ai nuk e di.
Në datë 09.02.2011, informohemi se gjatë një takimi një shtetas i paidentifikuar është shprehur:”Qeparoi kini shumë djem patriot që luftojnë për Eladhën dhe Vorio Epirin.Unë njoh njërin prej tyre Martiljan LAMI që ishte në Peshkëpi dhe ka qëlluar ai oficerin që u vra atje në repartin ushtarak”.
Në datë 13.05.2015, informohemi se shtetasi grek Jorgo Periklis MAKRIS dyshohet të jetë një nga autorët e mundshëm të masakrës së Peshkëpisë.Gjatë këtyre hetimeve nga ana jone janë administruar informacione te ndryshme në lidhje me autorësinë e kësaj ngjarjeje dhe konkretisht:
Me date 08.09.1995 ATSH Radio “Zëri i Amerikës” njofton se pas gjashtë muajve ka njohur zhvillim të ri çështja e 8 aktivistëve të organizatës greke MAVI që u ndaluan nga policia greke në 14.03.1995 pas një orvatje të dështuar për të kryer një sulm terrorist në brendësi të tokës shqiptare. Dy prej tyre Jorgos ANASTASULIS dhe Apostol KARVELAS u vunë nën akuzën për pjesëmarrje direkte në masakrën e 10 Prillit 1994 në Peshkëpi. Për shtetasit shqiptarë Angjello KOKAVESHI që u lirua me kusht hetuesit liruan nga dyshimi për pjesëmarrje në incidentin e Peshkëpisë edhe 5 anëtarët e tjerë të MAVI-t megjithatë ata do të mbahen në paraburgim për armët që ju gejtën me vetë gjatë arrestimit dhe ato të groposura në Athinë.
Sipas informacionit të Ambasadës së Athinës nr.496 date 22.03.1995: Citohet artikulli në gazetën “Kathimerini” datë 22.03.1995 ” …për të zbuluar organizatorët e shtatë të arrestuarve, të cilët kishin plane për minimjn e mardhënieve shqitaro greke …interesin e hetimeve e tërhoqi emri dhe axhenda e oficerit rezervist Jorgos ANASTASULIS, por edhe plani për sulmin në pikën ushtarake të Peshkëpise në pranverë të 1994-ës… zbulimi i veprimtarisë dhe qëllimeve të Mario Kutala, Foti Beleri, Jorgo Anastasuli, Apostol Karvelas, Jorgo Papa, Jorgo Kristu, Haralambo Papa, sipas informimeve filloi kur u bënë të njohura veprimet e nëpunësit të ambasades greke në Tirane, z.Panajotis MOULIERIS, i cili shpërndante trakte të MAVI-t në Tiranë. Autoritete greke shtuan numrin e patrullave të armatosura në kufi për te shmangur një provokacion të mundshëm. Policia e Janinës kërkoi nga autoritetet shqiptare numrat e armëve që u vodhën në Peshkëpi për ti krahasuar me armët e kapura ditët e fundit.
Në Janinë policia po kërkon bashkëpunëtorin apo bashkëpunetorët e shtatë burrave që u arrestuan, të cilët ditën e premte ne darkë zbriten në Agrinjo dhe të shtunën arriten në qytet ku erdhën në kontakt me lidhjen e tyre. “(bëhet fjalë per dyshimet që dolën se grupi terrorist është inicuar dhe drejtuar nga struktura të shërbimit informative sekret grek në Janine-shënimi ynë.)
Në datë 27.01.2011 është pyetur më cilësinë e dëshmitarit që tregon rrethana të dobishme të hetimit shtetasi Lefter CAMI, banues në fshatin Krioner Gjirokastër. Lidhur me ngjarjen e ndodhur në datë 10.04.1994 ku u vra një oficer, një ushtar dhe u plagosën tre ushtarë të tjerë ndër të tjera ai shpjegon se autorët e këtij sulmi terrorist janë shtetasit: Athanasios KOKAVESHI, nga Himara i arratisur në Greqi në vitin 1945,Kosta PAPA nga fshati Krioner, Gjirokastër, i kapur në vitin 1945 nga sigurimi i shtetit shqiptar dhe i dënuar me 101 vjet burg. Pasi ka bërë disa vite burg është liruar në vitin 1950. Ka qëndruar në fshat deri në vitin 1990. Pas këtij viti është larguar në Greqi dhe është takuar në Athinë Athanasio PAPËN ku kanë filluar të krijojnë sërish organizatën MAVI(Fronti për çlirimin e Vorio Epirit). Në dispozicion të kësaj organizatë ata kanë vendosur shtëpitë e tyre dhe anëtarësojnë në organizatë të afërm të tyre. Në organizatë sejcili ka detyrën e tij. Kosta PAPA kishte si detyrë të përzgjidhtë objektë ushtarake të kufirit shqiptar për ti sulmuar. Për këtë Kosta ka aktivizuar djalin e tij Theofan PAPA, nipin Harallambin i cili e ka pasur emrin më parë Roland (djali i Theofanit). Kët atë dy të fundit kanë bërë skicat dhe fotografuar objektet ushtarake shqiptare në kufi të cilat do të sulmoheshin. Ato janë posta kufitare e Peshkëpisë dhe posta në Llongo. Babë e bir kanë punuar në fshatrat grekë në kufi dhe e njohin shumë mirë zonën. Së bashku më këta në kryerjen e sulmit kanë qenë dhe Fredi BELERI nga Himara, me banim në Athinë me punë hidraulik, Antonio KUTULLAS, nga Himara me banim dhe punë në Athinë, Jorgo Kristo nga Himara, Jorgo Papa nga Himara. Pas ngjarjes së Peshkëpisë këta persona kanë ndërruar identitetet dhe kanë ardhur shpesh në Shqipëri. Harallambi vinte shpesh në fshat me makinën e të jatit të tij tip Hyndai me targa të Athinës 3024. Kur vinte në fshat nuk flinte në shtëpinë e tij por tek Jorgo XHOLI, djali i tezes së tij. Në fshat Harallambi ka ardhur deri në vitin 2009 por më pas nuk vinte më pasi televizioni NEËS 24 kishte shfaqur një emision për ngjarjen e ndodhur në Peshkëpi.Po këta persona të veshur me uniforma si komando dhe me armë automatike në datë 19Mars të vitit 1995 kanë ardhur sërish për të sulmuar postën kufitare të Llongos. Kanë qenë të fshehur në pyll kur dy gjuetarë që po gjuanin kanë qëlluar rastësisht. Njëri prej gjuetarëve quhet Jorgo MICULI, personin tjetër Lefteri nuk e njeh. Të frikësuar nga krismat grupi i armatosur është nisur në drejtim të territorit grek. Në fshatin Harravies janë dikuar nga banorët e fshatit të cilët kanë njoftuar policinë. Në fshatin Kallpaq policia greke i ka ndaluar personat në postobllok të cilët kishin me vete shtatë armë automatike, radio marrëse dhënëse, thika dhe paisje të tjera. Nga hetimet e policisë greke rezultoi se këto armë ishin ato që ishin vjedhur në postën kufitare të Peshkëpisë. Po kështu shtatë ditë më vonë nga kapja e tyre policia greke ka gjetur në banesën private të doktorit Athanasios KOKAVESHI(Andreas KOKAVESIS ose Andrea KOKAVESHI) edhe tetë automatikë kallashnikovë të tjerë të groposura në baçe. Këto automatikë kanë qenë ata që janë vjedhur në postën e Peshkëpisë. Këto pamje i ka parë të shfaqura në atë periudhë në televizionin grek. Njëkohësisht ka parë dhe intervistën që ka dhënë në atë periudhë ministri i rendit grek i cili ka deklaruar se këto armë janë ato që janë vjedhur në postën e Peshkëpisë.Për këta persona kanë shkruar dhe gazetat greke të kohës. Në datë 21.03.1996 këta persona janë liruar nga Gjykata e Athinës për mungesë provash. Mendohet që oficeri grek Jorgos ANASTASULIS ka marrë përsipër kryerjen e masakrës së Peshkëpisë. Dhe është dënuar me katër vjet heqje lirie. Këtë e ka bërë për të lehtësuar nga akuza bashkëpunëtoret e tjerë.Të gjitha këto zhvillime rreth gjyqit të tyre mund të gjenden në arkivat e Gjykatave greke. Në vitin 1999 nuk përcatohet periudha, në një takim që është zhvilluar nga emigrantët në fshatin Krioner shtetasi Harallamb PAPA është zënë me një grua me emrin Juia KOCA nga fshati Krioner. Në grindje e sipër kjo gruaja i ka thënë Harallambit që:”Pse vrave dy shqiptarët në postën e Peshkëpisë do të trembem dhe unë”. Pas kësaj Harallambi ka tentuar ta godasi këtë gruan por kanë ndërhyrë bashkëfshatarë të tjerë dhe nuk e kanë lejuar ta godiste.
Në datë 28.01.2011 është administruar një letër ku ndër të tjera thuhet se:
Është hera e parë që nga viti 1945 deri në vitin 1994 që shteti shqiptar sulmohet në mënyrë kriminale.Kjo ngjarje gjakatare ndodhi në 10 Prill 1994. Shpjegohen rrethana si ka ndodhur ngjarja. Më pas në letër përmendet:”Në një emision televiziv që u dha me rastin e 13 vjetorit të krimit, pashë dhe dëgjova gruan e oficerit të vrarë nga Tepelena e cila pyeste:”Kush e vrau burrin tim”? Dua ti jap një përgjigje kësaj gruaje me dokumenta dhe fakte që të mësojë mbarë populli shqiptar dhe familjet e viktimave se kush ishin organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij krimi të 10 Prillit 1994. Tre ditë pas ngjarjes së Peshkëpisë në një gazetë të Athinës në faqen e parë të gazetës Kathimerini botohet një komunikatë që merr përsipër vrasjen e dy ushtarakëve, rrëmbimin e 15 kallashnikovëve dhe kërcënon me akte të tjera në të ardhmen kundër republikës së Shqipërisë…. në muajin Korrik 1994 krijohet në Tiranë organizata MAVI” prej Ilia KOSTA, Jorgo TASO, Vasil SHAHINI, Athanasio KOKAVESHI, Kosta PAPA. Veprimtaria e tyre shfaqet në zonën e Dropullit, Delvinës dhe Himarës. Zbulohet nga sigurimi i shtetit Vasil SHAHINI i cili vdes në burg. Athanasio arratiset në vitin 1945, Kosta PAPA arrestohet dhe dënohet më 101 vjet burg. Veçohen dy emra të cilët janë Athanasio KOKAVESHI nga Himara Kosta PAPA nga fshati Krioner, Gjirokastër. Më pas përshkruhet ngjarja e datës 19 mars 1995 ku janë kapur personat e armatosur me armë të cilat dyshohet se janë të njëjtat me ato të vjedhura në 10.04.1994. Sipas kësaj letre në kohën që personat e armatosur kanë qenë duke ju afruar postës së Llongos në mesnatën e datës 19.03.1995 një gjuetar nga fshati Llongo ka qëlluar me armë, ndërkohë personat e maskuar kane kujtuar se janë zbuluar dhe janë larguar por më pas janë kapur nga policia greke.Personat e kapur në Kallpaqi janë shtatë nga të cilët katër janë shtetas shqiptarë. Ata janë Andon KOKOVESHI nga Himara, Mihal KOKOVESHI nga Himara, Foti BEJLERI nga Himara, Llambi PAPA nga fshati Krioner i dropullit të sipërm. Disa ditë më vonë policia greke ka gjetur në vilën e Athanasio KOKOVESHI në Athinë 8 kallashnikovë. Planifikimin për sulmin e Peshkëpisë dhe postën e Llongos e kanë bërë Athanasio KOKOVESHI dhe Kosta PAPA, Mihal dhe Andon KOKOVESHI janë nipërit e Athanasios.
Në datë 24.04.2012 është administruar një informacion sipas të cilit thuhet se: shtetasi Kristaq NASI, i biri i Llukës dhe i Patras, i datëlindjes 18.11.1959, lindur dhe banues në fshatin Haskovë, komuna Dropull i poshtëm është i dyshuar si bashkëpunëtor i ngjarjes së Peshkëpisë, ndodhur në 10.04.1994. Ky person është lidhje shoqërore e shtetasit Vangjel VASO, njëri prej të dyshuarve kryesor si autor i kësaj ngjarje.
Sa sipër meqënëse ka të dhëna të mjaftueshme të mbështetura në prova që tregojne se shtetasi Dhionisios (Aflred) BELERI, i biri i Petro dhe i Kasiani, i datëlindjes 09.08.1972, lindur në Himarë, Vlorë, ka kryer veprën penale të “Veprat Terroriste” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 50 e 13 I Kodit Penal ( Ligji 5591 dt. 15.06.1977 , ndryshuar me ligjin nr 6300 dt. 27.03.1981), bazuar në nenin 34 të K. Pr. Penale,
V E N D O S A
- Të marr të pandehur shtetasin Dhionisios (Aflred) BELERI, duke e akuzuar për veprën penale të “Veprat Terroriste” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 50 e 13 i Kodit Penal ( Ligji 5591 dt. 15.06.1977 , ndryshuar me ligjin nr 6300 dt. 27.03.1981).
- Të njoh me këtë vendim të pandehurin ose mbrojtësin e tij ligjor.
P R O K U R O R I
Eugen BEÇI
/ShijakTV/