“Bild” paralajmëron Presidentin e Kinës: E kthyet virusin në tragjedi globale, por ky do të jetë fundi yt politik (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Bild” paralajmëron Presidentin e Kinës: E kthyet virusin në tragjedi globale, por ky do të jetë fundi yt politik (film)

15:35 | 21/04/2020
në Bota, Kryesore
0

Pas letrës së Presidentit të Kinës dërguar në ambasadën në Berlin, ku kërkonte që e përditshmja gjermane “Bild” të kërkonte falje për shkrimet dhe sulmet në adresë të qeverisë kineze për çështjen e pandemisë së koronavirusit dhe përballimin e saj, ka reaguar drejtori i “Bild”, Julian Reichelt.

Drejtori i “Bild” i jep një përgjigje të fortë Kreut të Shtetit kinez, teksa ka nisur një tjetër kundërsulm me 5 pika ndaj tij, duke e akuzuar atë si përgjegjës për daljen e koronavirusit nga një laborator në Wuhan.

“I dashur presidenti Xi Jinping”, fillon drejtori i “Bild” në një video të përkthyer dhe në gjuhën kineze, që i është dërguar dhe ambasadës së këtij vendi në kryeqytetin gjerman.

Read more

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

“Ambasada juaj më dërgoi një letër të hapur sepse në gazetën tonë shkruajtëm që do të ishte e drejtë t’i kërkonim Kinës të paguajë për dëmin e madh ekonomik që është shkaktuar nga përhapja e koronavirusit në të gjithë botën. Ju lutem më lejoni t’iu jap përgjigje:

Pikë së pari, ju qeverisni me mbikëqyrje dhe kontroll. Ju nuk do të ishit president pa këtë lloj kontrolli. Mbyllët të gjithë gazetat dhe faqet e internetit që kritikuan reagimin tuaj për pandeminë, por jo shitësit ambulantë që shesin supën e lakuriqit të natës. Ju jo vetëm që i kontrolloni qytetarët tuaj, por i vendosni ata në rrezik, së bashku me pjesën tjetër të botës.

Së dyti, mbikëqyrja është një shkelje e lirisë. Dhe një vend që nuk është i lirë nuk mund të jetë kreativ, është një komb që nuk është inovativ dhe nuk krijon asgjë. Ja përse e keni kthyer Kinën në një ndër ekspertët më të mëdhenj të vjedhjes së pronësisë intelektuale. Kina pasurohet me shpikjet e të tjerëve dhe jo të sajat. Arsyeja përse në Kinë nuk ka krijime, shpikje të reja dhe nuk ka inovacion është sepse ju nuk i lejoni të rinjtë e vendit të mendojnë lirisht. Gjëja më e madhe që keni eksportuar ndonjëherë, dhe që askush nuk e donte, ishte koronavirusi.

Së treti, ju, qeveria juaj dhe shkencëtarët e dinit prej kohësh që koronavirusi ishte shumë infektues, por e latë pjesën tjetër të botës në errësirë. Ekspertët tuaj nuk u përgjigjën kur kërkuesit perëndimor kërkonin të informoheshin me atë që po ndodhte në Wuhan. Ishit shumë krenar dhe nacionalist për të pranuar të vërtetën. Mendonit se bëhej fjalë për një fatkeqësi kombëtare që në fakt u transformua në një tragjedi globale.

Së katërti, Washington Post raportoi se në laboratorët tuaj në Wuhan kanë bërë kërkime mbi koronavirusin te lakuriqët e natës pa pasur siguri në nivelet e nevojshme. Përse laboratorët tuaj toksikë nuk janë të sigurta ashtu si burgjet për të burgosurit politikë? Mund t’ua shpjegosh vejushave në zi, fëmijëve, burrave dhe prindërve të viktimave në të gjithë botën?

Së pesti, në vendin tuaj, populli e ka vënë në diskutim pushtetin tuaj, ai po shembet. Keni krijuar një Kinë të papërshkueshme dhe jo transparente. Përpara Covid-it Kina ishte njohur si shtet mbikëqyrës. Tashmë është një shtet që ka infektuar të gjithë botën me një sëmundje vdekjeprurëse. Kjo është trashëgimia juaj politike. Ambasada juaj thotë që nuk jam në lartësinë e traditës së miqësisë mes dy popujve tanë. Imagjinoj që quan miqësi atë që dërgon maska në të gjithë botën. Kjo nuk është miqësi. Do ta quaja imperializëm të fshehur pas një buzëqeshje, një “kalë troje”. Mendon të forcosh Kinën me një sëmundje që eksportuat. Nuk do t’ia dilni. koronavirusi, herët apo vonë, do të jetë fundi yt politik”, deklaron drejtori i “Bild”.

Etiketa: Drejtori i “Bild”Julian ReicheltPresidenti i Kinës

Të Lidhura

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Para
Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri: 2 janë rëndë

BE sjell 20 mijë teste, Soreca: Sa më i besueshëm testimi, aq më efektive lufta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com