Gjatë këtyre kohërave, ndërsa jetojmë nën ankth, kontrollojmë vazhdimisht celularët për tu njohur me përditësimet më të fundit mbi situatën e koronavirusit, të cilat edhe më shumë na zhysin në ankth.
Përpara mbërritjes së teknologjisë së re, ato që alarmonin dhe informonin njerëzit nuk ishin celularët e asj kompjuterat por një medium grafik sot thuajse i harruar; posterat
Prodhuar dhe shfaqur në një shkallë masive, këto postera përdornin një larmi strategjish kulturore, politike dhe psikologjike, shpesh me grafika me tërheqëse dhe ndonjëherë tronditëse, për të drejtuar sjelljen e publikut.
Dhe ndërsa mediumi i sotëm ofron mundësi përmes Instagramit, rregullat sit ë luftojmë epidemic të ndryshme mbetet të njëjta, – Mbuloni gojën kur kolliteni, qëndroni në shtëpi kur jeni i sëmurë apo dhe shmangni turmat, këshilla të domosdoshme që nuk njohin kohë.
Kur gripi goditi në Chicikago në muajin shtator të vitit 1918, qyteti sapo filloi të zbatojë masa frenuese. U urdhëruan policët që të ndalonin individët që nuk mbulonin fytyrën kur kolliteshin.
Ky buletin i vitit 1918 nga departamenti i shëndetësisë i New York City inkurajon qytetarët të përdorin shami dhe të shmangin turmat.
Organizatat e shëndetit publik u përpoqën të edukojnë popullatën me mënyrat për të parandaluar përhapjen e mikrobeve në vitin 1918.
Në këtë poster të vitit 1920 shfaqet një i ri elegant demonstron alternativën e duhur për “pështymje të pakujdesshme”. Kurse ky tjetri tregon turpin publik të personave që thyenin regullat e higjenës.
Këto skena të ngjashme me karikaturat nga viti 1940 ilustrojnë këshilla sarkastike për tu shmangur nga infeksioni i gripit, të tilla si ‘Vishni funde të shkurtër gjatë dimrit, hani ushqime jo të shëndetshme, teshtini në fytyrën e dikujt, flini me dritaret e hapura dhe shmangni mjekët.
Këta postera anglezë që datojnë nga viti 1950 ndajnë të njëjtat mesazhe duke përdorur paraqitje tipografikisht dinamike.
Në vitin 1949, Muzeu i Artit Modern ftoi një grup artistësh për të krijuar postera të shëndetit publik për të luftuar sëmundjen e poliomielitin. Ky poster mjaftë I suksesshëm u krijua nga stilisti Herbert Matter.
Në vitin 1955, qeveria kineze krijoi një seri posterash për të promovuar vetëdijen për higjenën në zonat rurale gjatë një shpërthimi të kolerës.
Ky poster tregon një fermer që ndërsa vjell, njëkohësisht edhe defekton. Ky poster nga India e viteve 1960 tregon një burrë që spërkat me insekticid një mushkonjë gjigande që mbart malarien.