Zjarrfikësit e Tiranës kanë treguar mirënjohjen e tyre për mjekët e Spitalit Infektiv në mënyrë simbolike.
Ata janë radhitur pranë spitalit, duke ruajtur distancën, ndërsa në duar mbanin pankarta me mesazhe falënderuese për mjekët.
Në një njoftim, ata shkruanin:
“Zjarrfikësit e Tiranë falënderojnë dhe nderojnë mjekët dhe infermierët e Spitalit Infektiv në QSUT” shkruhet në një njoftim të bërë nga Zjarrfikësit.
Në disa prej pankartave shkruhej: “Mami, kur do kthehesh?”, “Jeni heronjtë tanë”, “Do ta fitojmë betejën”, etj.
Ky gjest i ndjerë ka bërë që disa prej mjekëve të përloten.