Dy kryeministra; në fakt veç i dyti – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dy kryeministra; në fakt veç i dyti

09:17 | 06/05/2016
në Opinion
0

Nga Frrok Çupi

I dyti është Sali Berisha. Ky është zgjedhur kryeministër i Republikës që nga vjeshta e vitit 2005 deri në vjeshtën e vitit 2013, në dy legjislatura të Kuvendit të Shqipërisë. Tani nuk është më kryeministër i zgjedhur; prandaj po them se është kryeministër “i dytë”. “I pari”, i bie të jetë Edi Rama… Renditjen kryeministrore “i parë” dhe “i dytë”, po e formuloj në respekt të parimit demokratik të zgjedhjes së kryeministrit në një Republikë Parlamentare, si në Repubikën e Shqipërisë. Por në fakt, kryeministër i parë, edhe pse i pazgjedhur, mbetet Sali Berisha.

Edhe pse Sali Berisha, i larguar me votë nga qeverisja e vendit dhe i dorëhequr nga kryesimi i Partisë Demokratike, mbetet ai që e thotë fjalën e fundit në politikën e Kuvendit të Shqipërisë. Madje, po shtoj edhe një tjetër “edhe pse…”. Sali Berisha, edhe pse shumë njerëz e mallkojnë e nuk e duan (sidomos nga radhët e të majtëve ekstremë dhe të rilindasve), prapë se prapë këtë “përgjojnë” çfarë po iu thotë, këtë besojnë për çfarë thotë. Një militant i  majtë në një qytet të Veriut, që kishte besuar në Rilindje, një nga këto ditë, para kryetarit të Partisë Demokratike, Basha, deklaroi kështu: “Kur isha kundër Berishës, isha një shitës mishi; tani kam kaluar roje mishi!”. Tashmë në atë qytet të vogël verior, askush nuk hyn në dyqanin e tij për të blerë, shitësit i duhet veç të bëjë roje…

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Ka shumë kohë që njerëzit, demokratë a socialistë, i drejtohen “ish- kryeministrit” dhe i kërkojnë “çfarë po ndodh me ne kështu?!”; i tregojnë ku mbjell drogë qeveria dhe devoted e saj të afërt; i tregojnë sapo të niset avioni nga Italia për t’u ngarkuar me drogë në Divjakë; i tregojnë kush e vrau cilin; i tregojnë cili kriminel fshihet nën petkun shtetëror; edhe që nga Holanda i tregojnë se “u arrestua një i dënuar përjetë” por që këta po e fshehin…. I zbrazin gjithë “thesin e shtetit”. Dhe ky e zbraz thesin në organin që ka zgjedhur populli dhe që quhet Kuvend i Shqipërisë. Gjithçka “ish- kryeministri”  ka dëshmuar ose denoncuar në emër të popullit, ka dalë e vërtetë.. Kaq e thjeshtë.

Atëherë shtrohet pyetja: Vallë cili qënka kryeministri, ky që ka në dorë thesin e shtetit, apo ai tjetri?!

Dje në Kuvend ishte momenti më i fundit kur “ai tjetri” dhe ky që ka gjithë barrën e shtetit dhe që po e quajmë “thesi”, u përplasen në foltoren e Kuvendit.

I pari, domethënë kryeministri i zgjedhur, u ngjit në foltore dhe tha disa fjalë, ose shumë fjalë, por asgjë nuk u mbajt mend. Tha diçka si në zënkën e femijëve në lagje, alias “hë mo, firmose reformën e drejtësisë, hë mo Sali, o Sali, firmose o Sali”… Tha edhe një absurd tjetër, sikur ndërtimi i rrugëve në vend “nuk ka ndonjë vlerë kushedi, veç sa një betoniere!”.  Mbaroi këto fjalë dhe iku nga salla. U pa me një fytyrë shumë të prishur, qeskat e syve që thonë se i ka operuar për t’u dukur bukur, i ishin lëshuar përsëri; bebëzat i rrotulloheshin fort… Por iku menjëherë. Kryeministri i zgjedhur e ka gjithnjë favorin që mund të ikë sa herë të dojë nga salla ose edhe nga Shqipëria, ose edhe nga Europa…

Ndërsa “ish- kryeministri” nuk mund ta lërë sallën. Këtu është një nga ndryshimet mes tyre. Sepse njëri ndjehet i ngarkuar me barrë shteti dhe nuk lëviz kollaj; tjetri, dmth “i pari”, lëviz sa herë të dojë; si flutur, pa asnjë peshë. Ngrihet e ikën “puf!”.

“Ish- kryeministri” qëndroi dhe foli me kryeministrin që nuk ishte më. Domethënë nuk ndodhej më në sallën e Kuvendit.

“Ish kryeministri” i tregoi për rrugët kryeministrit “të parë”. E këshilloi të mos e quajë rrugën veç para, përfitim a buldozer. “Rruga është vizion”, i tha. Kur Berisha ishte kryeministër i parë, u hapën rrugët në gjithë vendin, madje edhe në fshatra. Me aq mbetën rrugët. “Rruga është interes kombëtar!”, i tha ky kryeministrit tjetër. I tregoi se kur u largua nga posti i kryeministrit të parë, shtator 2013, i la këtij 100 rrugë në proces. “Rilindja” është ankuar pse “Saliu la 100 rrugë pa mbaruar”. “Po!”,  tha dje Berisha. “I lashe njëqind rrugë, sepse ishin nisur, po të mos niseshin nuk do të mbeteshin.  100 rrugë të nisura janë pasuri, pa mendoni sikur të ishte një rrugë e panisur!”…. Kryeministri që u zgjodh në vitin 2013, në vend që të përfundonte rrugët, i fshiu dhe u ankua para popullit se “na i ka lënë rrugët Saliu!”. Siç e thonë shpesh “devoted” e Ramës, “pse na e le gotën gjysmë-plot?”.

Berisha qeshi dhe i tha tjetrit: “Shko thuaji popullit se nuk duhen më ato rrugë!”.

… Kjo ishte përplasja e fundit publike mes dy kryeministrave dje në Kuvend. Edhe pse kryeministri “i parë” e kishte lenë sallën, përsëri aty shfaqeshin dy, njëri që ishte, tjetri që nuk ishte.

Në gjithë aktualitetin tonë po mësohemi të ndodhemi përballë dy kryeministrave njëkohësisht. “Ish- kryeministri” përzgjidhet si bashkëbisedues nga ambasadorët e aleatëve të mëdhenj, duke u nisur nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian. “Ish kryeministrit”, kryeministri “iparë” i lutet që të firmosë reformën në drejtësi. “Ish- kryeministri” flet me qytetarët në formë dixhitale, një formë që ky e ka zgjedhur për të shmagur censurën e qeverisë. “Ish- kryeministri” denoncon korrupsion e krime, paralajmëron të keqen, jep sinjale ku po shkon vendi në një qeverisje të mbrapshtë.

“Ish- kryeministri”, ose i dyti, shfaqet në tribuna si i ngarkuar, pa pyetur si po duket, pak i kërrusur, i sigurt në atë që thotë, një njeri ngjashëm me tipikun e shoqërisë sonë. Ndërsa kryeministri “i parë” shfaqet veç “spic”; i veshur si lordët kur shkojnë në ballo; i bukur, i bukur!; i kuruar, i kuruar!; i pushuar në plazhet më të kushtueshme; me një jetë luksoze pasanikësh. Ngjan si askush nga këta të popullit që ky qeveris.

… Tjetri e mban thesin e shtetit!

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Zbardhet deklarata e pasurisë së Ilir Metës

Zbardhet deklarata e pasurisë së Ilir Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com