UEFA ka marrë vendimin të shtyjë finalet e kampionateve më prestigjoze të futbollit, siç janë Champions League dhe Europa League.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë UEFA, në faqen e saj zyrtare.
Sfidat ishin parashikuar të zhvilloheshin në muajin maj, por si pasojë e përhapjes së koronavirusit, kjo gjë është e pamundur.