Ministri i Shëdetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, bëri të ditur se është diagnostifikuar edhe një person me koronavirus, dhe ajo është drejtoresha e repartit të sëmundjeve të lëkurës në spitalin e Shkupit.
Në konferencë për media, ministri tha se personi i infektuar para një jave ka udhëtuar në Itali, ku besohet që gjatë qëndrimit është infektuar me koronavirus.
Ministri ka propozuar mbylljen e repartit të sëmundjeve të lëkurës, shkaku i kontaktit të të infektuarës me personelin.