Dita e Gruas/ OKB: Arritjet në barazinë gjinore ndodhen në rrezik – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dita e Gruas/ OKB: Arritjet në barazinë gjinore ndodhen në rrezik

09:36 | 08/03/2020
në Kryesore
0

Read more

Shmanget tragjedia, përfshihet nga flakët banesa në Korçë –

Korridori VIII po prishet pa përfunduar, ekspertët ngrenë alarmin: Projekti duhet ndryshuar! –

Këmbimi valutor 25 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Gjuhë skandaloze dhe fyese ndaj shqiptarëve –

25 vjet pas Platformës së Pekinit për të drejtat e grave, OKB pubikon një raport për të verifikuar arritjet dhe dështimet.

Nga të dhënat e 170 vendeve del se asnjë vend i botës nuk e ka arritur barazinë gjinore.

Sukseset e arritura drejt barazisë gjinore janë të pakta dhe në rrezik, thotë UN Women, organizmi i OKB që merret me barazinë gjinore dhe forcimin e gruas. Në një raport botuar tani, 25 vjet pas konferencës së Pekinit. UN Women ka mbledhur të dhënat nga 170 vende, dhe ka vënë re se pabarazia e madhe, kriza e klimës, konliktet dhe politikat përjashtuese janë duke vënë në rrezik progresin e arritur me mundim.

“Rishikimi i të drejtave të grave na tregoi se megjithë progresin e arritur asnjë vend i botës nuk e ka arritur barazinë gjinore,” thotë Phumzile Mlambo-Ngcuka, drejtore ekzekutive e UN Women.

Kush ka paratë ka dhe pushtetin

Edhe Silke Staab, që është marrë me të dhënat statistikore për të nxjerrë përfundimet për raportin thotë se vërehen përparime, por shumë të ngadalta. Ajo tregon shembujt: “Është bërë pak në fuqizimin ekonomik dhe progresin ekonomik të grave. Në nivel global, hendeku gjinor në pjesëmarrjen në tregun e punës ka mbetur ai që ka qenë 20 vitet e fundit. Më pak se dy të tretat e grave janë forcë pune, ndërkohë që tek burrat kjo shifër është më e madhe se 90 përqind. Gratë vazhdojnë të bëjnë punët e papaguara të shtëpisë dhe të kujdesen pa u paguar për familjen,” thotë Silke Staab. Dhe vazhdon më tej: “Pa pasur akses në shërbimet për kujdesin e fëmijëve, shumë gra nuk kanë mundësi të jenë forcë aktive pune kur bëhen nëna. Rezultatet kanë treguar se hendeku gjinor në varfëri është i madh në kohën e rritjes së fëmijëve. Gratë në moshën 25 deri 34 vjeçare janë më në rrezik të bien në varfëri se sa burrat”, thotë studiuesja nga Nju Jorku.

Dhuna njësoj
“Një në pesë gra është përballur me dhunë nga partneri në 12 muajt e fundit,” thotë Silke Staab. Nga kontributet e mbledhura prej shumë vende është parë se janë nxjerrë ligjet kundër dhunës në familje, por zbatimi i ligjeve dhe detyrimi për t’i zbatuar mbetet i dobët. “Për shumë gra në botë aksesi në institucionet juridike mbetet i ulët,” thotë Silke Staab.

Teknologjitë e reja janë duke sjellë forma të reja dhune, si për shembull cyber harassment (ngacmimet në internet), për të cilat mungojnë politikat për gjetjen e zgjidhjeve. Kjo përbën sidomos problem për gratë në politikë.

Me përjashtim të shëndetit amënor, të drejtat seksuale dhe riporodhuese të grave janë të parealizuara. Përqindja e grave me nevoja për planifikimin familjar ka mbetur e pandryshuar njëzet vitet e fundit. 119 milionë gra që duan të mos mbeten shtatzënë, nuk arrijnë synimin e tyre. Ato janë 119 milionë gra që nuk kanë kontroll mbi trupin e tyre. Shtatzania në moshë minorene ka rënë, megjithatë vazhdon të mbetet problem sidomos për vajzat e varfëra në Amerikën Latine dhe Afrikën Subsahariane. 23 vjet pas Pekinit, gratë kanë ende shumë sfida përpara./DW

Etiketa: Agjensia e OKB-sëbarazia gjinoredita e gruasDita Ndërkombëtare e GruasOKB

Të Lidhura

Shmanget tragjedia, përfshihet nga flakët banesa në Korçë –

Shmanget tragjedia, përfshihet nga flakët banesa në Korçë –

nga 27
08:52 | 25/04/2026
0

Një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës është përfshirë nga flakët. Ngjarja është regjistruar mëngjesin e sotëm, ku...

Korridori VIII po prishet pa përfunduar, ekspertët ngrenë alarmin: Projekti duhet ndryshuar! –

Korridori VIII po prishet pa përfunduar, ekspertët ngrenë alarmin: Projekti duhet ndryshuar! –

nga 27
08:38 | 25/04/2026
0

Ekspertët e infrastrukturës rrugore kanë ngritur alarmin se punimet në Autostradën e Korridorit VIII po bëhen pa cilësi dhe me...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 25 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:06 | 25/04/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me...

Gjuhë skandaloze dhe fyese ndaj shqiptarëve –

Gjuhë skandaloze dhe fyese ndaj shqiptarëve –

nga 27
07:58 | 25/04/2026
0

Ministri shqiptar i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut nga radhët e partisë BESA, ka reaguar pas publikimit të mesazhit të...

Para
Kapshticë/ Arrestohen 2 korçarë, tentuan të kalojnë 1 kg kokainë drejt Greqisë

Kapshticë/ Arrestohen 2 korçarë, tentuan të kalojnë 1 kg kokainë drejt Greqisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shmanget tragjedia, përfshihet nga flakët banesa në Korçë –

Shmanget tragjedia, përfshihet nga flakët banesa në Korçë –

08:52 | 25/04/2026
Korridori VIII po prishet pa përfunduar, ekspertët ngrenë alarmin: Projekti duhet ndryshuar! –

Korridori VIII po prishet pa përfunduar, ekspertët ngrenë alarmin: Projekti duhet ndryshuar! –

08:38 | 25/04/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 25 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:06 | 25/04/2026
Gjuhë skandaloze dhe fyese ndaj shqiptarëve –

Gjuhë skandaloze dhe fyese ndaj shqiptarëve –

07:58 | 25/04/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 25 Prill 2026 –

07:48 | 25/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Shmanget tragjedia, përfshihet nga flakët banesa në Korçë –
  • Korridori VIII po prishet pa përfunduar, ekspertët ngrenë alarmin: Projekti duhet ndryshuar! –
  • Këmbimi valutor 25 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Gjuhë skandaloze dhe fyese ndaj shqiptarëve –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 25 Prill 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 25 Prill 2025

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shmanget tragjedia, përfshihet nga flakët banesa në Korçë –
  • Korridori VIII po prishet pa përfunduar, ekspertët ngrenë alarmin: Projekti duhet ndryshuar! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com