Shtyhet serish gjyqi ndaj Emiljano Shullazit dhe anëtarëve të tjerë të bandës së tij në Apelin e Gjykatës së Posaçme.
Seanca e sotme nuk ka zgjatur më shumë se dy minuta, ndërsa shtyrj e seancës erdhi për shkak të mosplotësimit të trupës gjykuese.
Në fund të dhjetorit KLGJ i ka nisur një shkresë Ministrisë së Drejtësisë, të cilës i i kërkon zhbllokimin e situatës duke sugjeruar ndryshime ligjore.
Nëse procesi vijon të jetë i bllokuar, anëtarët e grupit “Shullazi” shkojnë drejt lirimit nga paraburgimi.
Krimet e Rënda dënuan me 55 vite burg Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqja dhe Endit Zela si dhe Blerim Shullazin. Për Shullazin u dha 14 vite burg, ndërsa ai bashkë me bandën e tij akuzohen për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobëvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.