Manifestimit të Presidentit të Republikës Ilir Meta i janë bashkuar dhe të rinjtë e të rejat e PD nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi dhe Sekretarit Organizativ Sahit Dollapi.
Ata janë afruar në Bulevard për t’iu bashkuar qytetarëve të thirrur nga Presidenti Meta në mbrojtje të Kushtetutës, në një ditë të shënuar për kombin shqiptar, dita e Besëlidhjes së Lezhës.
Kujtojmë se në një nga protestat e opozitës, Sahit Dollapi u bë protagonisti kryesor pasi u dhunua nga policia, ndërsa Presidenti Meta e vizitoi në spital.