Dy shqiptarë në Itali janë dënuar burg sot nga gjykata e Monteronit, Lecce, për trafikim lëndësh narkotike.
Shtetasi Altin Shehaj 40 vjeç, dhe Roxher Nebiu 27 vjeç, të dy banues në Melissano, janë dënuar me 16 dhe 5 vjet burg.
Shehaj është personi që ka marrë dënimin më të rëndë, pas kapos së grupit, i dënuar me 18 vjet burg, ndërkohë që edhe gruaja e tij mori po aq vite burg sa shqiptari, ndërsa vajza 12 vjet.
Kapoja i grupit mendohet të jetë Alessandro Caracciolo, vëllai i Antonellës, gruaja e bosit historik të Sacra Corona Unita.
Hetimi me emrin e koduar Battleship nisi më 2015 me objektiv bllokimin e kanaleve të trafikimit të drogës nga Shqipëria në Itali.
Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit Amerikan ka miratuar këtë të enjte kandidaturën e Gjeneralit Eric Wendt si ambasadorin...









