Prokuroria e Elbasanit ka marrë të pandehur dhe ka dërguar për gjykim Suel Çelën dhe Endri Copjen të akuzuar për një ngjarje të ndodhur në vitin 2013.
Ndërkohë ndaj Çelës është vendosur nga Gjykata masa e sigurisë “Arrest me Burg” në mungesë, pasi ai akoma ndodhet në arrati.
Procedimi penal bën fjalë për ngjarjen e dates 23.04.2013 ku është qëlluar me armë zjarri dhe është plagosur shtetasi Bledar Karaj.
Pas rifillimit të çështjes së pezulluar me datë 27.08.2018 ky procedim është hetuar nga Prokuroria Elbasan me bashkepunim me policinë gjyqesore pranë drejtorisë task force në Drejtorine e Përgjithshme të Policisë së shtetit dhe në përfundim të hetimit, janë marrë të pandehur dhe janë derguar për gjykim shtetasit Marjus Lulaj alias (Suel Çela) dhe Endri Copja.
Mbi të pandehurit rëndojnë akuzat për Heqje të paligjshme te lirise ne bashkepumin dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake parashikuar nga nenet 110/2 e 278 te k.penal dhe Endri Copja per vepren penale te heqjes se paligjshme te lirise ne bashkepunim parashikuar nga neni 110/2 I k.penal.
Pasi i dha 2.2 MLN euro Kristinka Lekës, Gonxhe çel tenderin e ri 730 MLN lekë për larjen e çarçafëve në Spitalin e Traumës
Në pak javë, Ministri Blendi Gonxhe, përmes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, jep rreth 3 milionë euro vetëm për larjen...