Propozimet e PD për Zgjedhoren, Alibeaj: Stafi elektoral i subjekteve t’i nënshtrohet dekriminalizimit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Propozimet e PD për Zgjedhoren, Alibeaj: Stafi elektoral i subjekteve t’i nënshtrohet dekriminalizimit

12:24 | 13/02/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka zbardhur konkretisht disa nga propozimet e PD për reformën zgjedhore.

Disa nga propozimet e PD, janë që brenda Qendrave të Votimit të vendosen kamera monitorimi, kontrolle jashtë QV ku sipas tij, dominojnë bandat, ngritjen e strukturave të policisë për të parandaluar krimin zgjedhor menjëherë pas shpalljes së datës së zgjedhjeve, stafi i çdo subjekti elektoral t’i nënshtrohet ligjit të dekriminalizimit si dhe analiza risku nga policia, prokuroria e policia gjyqësore.

“Vlera kryesore nga e cila jemi vlerësuar për të artikuluar dhe draftuar këto propozime është një, në zgjedhje nuk duhet të ndodhë që qytetari të ketë frikë nga pushteti por e kundërta, pushteti të ketë frikë nga qytetari dhe vota e lirë. Kjo është sentenca nga e cila jemi frymëzuar. Janë 4 direktiva kryesore në të cilat jemi bazuar. Mbrojtësi më i madh i votës është ai që e zotëron, qytetari, aleati kryesor. Së dyti, duhet dhënë qytetarit instrumente për të mbrojtur votën. Së treti, agjencitë ligjzbatuese do duhet të mbrojnë votën duke zbatuar ligjin. Polici nuk duhet të heqë kapelën për të bërë vota. Së katërti shkelja e detyrimeve ligjore për institucionet zgjedhore do duhet të çojë në pavlefshmëri të zgjedhjeve.
Si strukturohet? Shtrirja e kontrollit në territor, duke filluar së pari brenda QV. Propozimi ynë është që në QV të vendosen kamera të cilat do duhet të vëzhgojnë gjithçka ndodh në territorin e shenjtë ku konkretizohet vullneti i qytetarit. Territori jashtë QV, i cili sot është territor i dominuar nga bandat, krimi dhe drejtues të administratës, të cilët rreshtojnë administratën duhet të pastrohet nga banda e krimi dhe të jetë territori ku qytet shkon i lirë për të votuar. Propozimi ynë është për të thirrur organet e policisë për të krijuar këtë hapësirë lirie për të votuar jashtë krimit. Krimi zgjedhor finalizohet në QV por fillon jashtë QV. Fillon në banesat e qytetarëve të ngratë, në qendrat e punës ku shantazhohen nga drejtuesit e administratës. Shtrirja në kohë e kontrollit. Nuk mjafton që kontrolli të ndodhë vetëm ditën e zgjedhjeve. Krimi zgjedhor fillon shumë muaj më parë dhe për këtë kemi kërkuar jo vetëm ngritjen e strukturave të policisë e prokurorisë.
Kemi kërkuar dhe zgjerim të konceptit të dekriminalizimit. Dekriminalizimi të shtrihet jo vetëm në administratën zgjedhore por edhe pjesë të stafit të subjekteve, keni parasysh çunat problematikë. Do jenë të detyruar subjektet zgjedhorë të deklarojnë cilët janë anëtarë dhe pjesëtarë të stafeve zgjedhore, të ditur dhe për policinë. Policia, prokuroria, policia gjyqësore do të jetë e ngarkuar që të kryejnë veprimtari të natyrës parandaluese, analiza risku. Cilat janë familjet e varfra që janë targeti i shitje-blerjes së votës. Të mos ndodhë që në fushatë zgjedhore çmimi i euros të bjerë”, deklaroi ndër të tjera Alibeaj.

Read more

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

 

Etiketa: Enkelejd Alibeajish deputeti demokratpropozimet e PDreforma zgjedhore

Të Lidhura

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

nga 27
23:08 | 03/04/2026
0

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

nga 27
22:54 | 03/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku dy të rinj kanë mbetur të...

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –

nga 27
22:30 | 03/04/2026
0

Gara për Topin e Artë 2026 po bëhet gjithnjë e më interesante, ndërsa renditja më e fundit e publikuar nga...

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

nga 27
22:16 | 03/04/2026
0

Përballja hapëse e javës së 30-të në Abissnet Superiores mes Flamurtari dhe Tiranës u mbyll në barazim 1-1, në një...

Para
Zëri i Amerikës për ndryshimet në ligjin për Kushtetuesen: Kalon propozimi që shmang betimin te Presidenti

Zëri i Amerikës për ndryshimet në ligjin për Kushtetuesen: Kalon propozimi që shmang betimin te Presidenti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

23:08 | 03/04/2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

22:54 | 03/04/2026

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –

22:30 | 03/04/2026
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

22:16 | 03/04/2026
1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –

1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –

21:14 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –
  • Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –
  • Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –
  • Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –
  • 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –
  • Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –
  • Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com