Edhe pse kanë kaluar 4 vite nga shpërthimet e Bankersit, 531 familje të prekura në Zharrëz nuk kanë marrë ende dëmshpërblimet.
Banorët shprehen se edhe pas 4 viteve nga shpërthimet e Bankers janë të dukshme gjurmët dhe pasojat e dëmeve në banesat Zharrzës, Marinzës, Belinës e Sheqishtës.
Prej vitit 2015, kohë e cila shënon dëmtimet dhe deri më sot në vitin 2020 akoma kjo cështje vazhdon pa zgjidhje. Ndërkohë kryetarja e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj thotë se kjo çështje nuk i përket institucionit që ajo drejton, por Ministrisë së Energjitikës dhe të Infrastrukturës.
“Ne si bashki i kemi përcjellë qeverisë shqetësmin dhe kërkesat e banorëve për të dëmshpërblyer banesat, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje apo ndonjë vendimmarrje”, ka thënë kryebashkiakja e Patosit Rajmonda Balilaj.