Ato kanë performuar disa nga hitet e tyre më të mëdha ndër vite. Shakira hapi këtë performancë epike duke ndezur atmosferën. Surpriza ishte momenti kur Shakirës iu bashkua edhe Bad Bunny, ndërkohë që pasi interpretoi edhe hitin e saj “Whenever, Wherever”, Shakira që festoi edhe 43 vjetorin e saj të lindjes ia kaloi stafetën yllit tjetër të muzikës latine, Jennifer Lopez.
Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Lopez hyri në skenë me mantelin e yllit të vërtetë të spektaklit. Ashtu sikurse edhe kolumbiania, edhe Jennifer Lopez u shoqëria në shfaqjen e saj nga një prej artistëve më të njohur të momentit; J.Balvin teksa interpretuan hitin ‘Mi Gente’
Për më tepër, Jennifer Lopez u bë protagoniste e një prej momenteve më magjike të mbrëmjes. artistja pati nderin që të këndonte përkrah të vajzës së saj Emme Antonhy hitin ‘Let’s Get Loud’, ndërkohë që pas tyre Shakira i shoqëronte teksa i binte baterisë.