Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli do të vizitojë Tiranën në 3 dhe 4 shkurt.
Sassoli vjen në Tiranë me një mesazh inkurajimi për hapjen e negociatave, por edhe fokusimi te reformat e shtetit ligjor dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Mësohet se Sassoli do takohet me Kryeministrin, Edi Rama, Presidentin e Republikës, Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kreun e PD, Lulzim Basha, Klajda Gjosha dhe Kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj.