Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë dënimin për 41-vjeçaren Elisabeta Meta e cila pak ditë më parë u shfaq në një video duke dhunuar vajzën e saj pasi nuk kishte larë enët.
Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura gjykata vendosi masën “arrest me burg”.
Një 41 vjeçare nga Saranda u pa në disa video të publikuara nga Fiks Fare, teksa ushtronte dhunë “kafshërore” ndaj vajzës së saj të mitur, vetëm 13 vjeç.
Dhuna ishte për arsye të ndryshme dhe tepër absurde, ndërsa rasti u denoncua nga bashkëjetuesi i 41-vjeçares, i cili ka rënë vetë pre e dhunës së gruas nga Saranda.
E mjerueshme! 41 mijë familje me mbi 4 anëtarë jetojnë në banesa më pak se 40 metër²
Shqipëria ka investuar më shumë se çdo vend tjetër i Rajonit në ndërtimin e banesave, por ende një pjesë e...