Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lushnje, ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi janë plagosur çifti i të moshuarve. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:20 në fshatin Dushk Sektor.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që policia aktualisht ndodhet në banesën e të moshuarve.
“Sot rreth orës 12:20 në fshatin Dushk Sektor, Lushnje, dyshohet se ka shpërthyer një bombel gazi në banesën e shtetasit I. K, 75 vjeç. Si pasojë e shpërthimit kanë pësuar dëmtime të lehta shtetasi I.K dhe bashkëshortja e tij shtetasja E.K të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.