Agron Tufa nxjerr zbuluar zyrtarin e lartë të Policisë së Shtetit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Agron Tufa nxjerr zbuluar zyrtarin e lartë të Policisë së Shtetit

18:22 | 17/01/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i shtohet akuza korrupsion dhe pastrimi i parave –

Populli ynë po vuan nga lufta, do luajmë për ta në Botëror –

Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –

Ish-kreu i Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa, përmes një postimi në Facebook, ka shënjestruar një tjetër zyrtar të lartë të Policisë së Shtetit, që sipas tij, ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit.

Këtë herë Tufa i drejtohet Drejtorit të Kërkimeve Shkencore në Akademinë e Sigurisë, Xhavit Shalës, të cilit i drejton disa pyetje lidhur me kohën e diktaturës.

Postimi i plotë i Agron Tufës:

Postcriptum 1: nga “Punët dhe ditët” e ish oficerit të Sigurimit, shokut Xhavit Shala, sot Drejtor i lartë i Policisë së Shtetit dhe disa pyetje të karakterit mistik për shokun Xhavit:

1. Kë/cilët do të përgjonte punëtori i zellshëm operativ, shoku Xhavit, në zyrën e “pallatit përballë”?

2. “Zyra siguron kushte normale për ruajtjen e sekretit”. – Çfarë sekreti duhej të ruhej vallë?

3. Kush/cili nga punëtorët operativë e spiunonte tjetrin – Niko Subashi Xhavit Shalën apo Xhaviti Nikon? Ndoshta të dy ndësjelltësisht? Ndoshta asnjëri?

4. A i përdor ende punëtori i partishëm operativ i Sigurimit ish bp-të e tij nga Elbasani, për të shkruar e përhapur skenarë nëpër shtypin shqiptar kundër armiqve të Sigurimit dhe Rilindjes?
Cilët janë pseudonimet e tyre?

Shënim: Kujdes me përgjigjet! Partia të kap në flagrancë me zemër të pasinqertë! Dhe t’i zbraz pikë-pikë të vërtetat e tmerrshme. Të pashterrshme!

Image

Ndërsa një ditë më parë, Tufa do të shkruante:

Portrete famëkëqinj oficerësh të Sigurimit në detyra të larta sot:

Xhavit Shala, sot Drejtor i Kërkimit Shkencor në Akademinë e Sigurisë, ka qenë oficer i përkushtuar operativ i ish Sigurimit të shtetit. Shumë i partishëm. I ashpër me “armikun e klasës” edhe pas viteve ’90. Edhe sot Xhaviti udhëhiqet me po ato metoda: riaktivizon bp-të e tij të dikurshëm për të realizuar njëlloj “kombinime”, apo “vijë sjelljeje” kundër armiqve të pushtetit të Ramës. Pra, i ndërsen qentë e tij edhe sot. Kur ISKK dërgoi kërkesën institucionale për t’u informuar në bazë të ligjit mbi praninë e ish oficerëve të Sigurimit në institucione, Policia e Shtetit dhe Akademia e Sigurisë nuk pranuan ta dorëzonin shokun Xhavit.
Ja një skicë e shpejtë e këtij profili ish-sigurimsi me post të lartë:

E nisi në shkollën e mesme bujqësore me emrin domethënës “Ylli i kuq” Golem. Për një vit, kreu stazhin (periudha para se të shkoje në shkollën e lartë) në kooperativën bujqësore Synej Kavajë. Në vitet 1981-1984 ndjek Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, profili Sigurimi. Në vitet 1984-1988 ishte punëtor operativ i Sigurimit në disa lagje të Elbasanit.

Në Degën e Punëve të Brendshme Elbasan, Xhaviti u pranua kandidat partie. Për t’u thelluar e për t’u bërë një çekist i mirë, iu dha për konspekt libri “Enveri ynë” i shokut Ramis. Në vitet 1988-1990 vijoi detyrën si operativ në zonën e Dumresë, pikërisht aty ku aktiviteti i “armikut” (të internuar) ishte i mprehtë. Në fund të vitit 1990 u transferua në degën e të huajve në DPB Elbasan, dhe në fillim të vitit 1991 u emërua oficer drejtimi në Drejtorinë e Parë të Sigurimit të Shtetit në Tiranë.

Sipas nenit 38 të ligjit 12/2018 datë 5.3.2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, bashkëpunëtorët e Sigurimit dhe punëtorët e tij (oficerët) duhet të largohen nga Policia. Po bëhen disa kohë dhe Xhavitt Shala drejtor në Policinë e Shtetit nuk është larguar. Për të manovruar, Xhavit Shala ka hapur gjyq për “verifikim fakti” për një vendimmarrje të komisionit të mëparshëm “Mezini” (i cili nuk ekziston dhe as ngjall apo vdes një fakt të njohur), çështja 10237/2019 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në gjyq, Xhaviti ka hedhur Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e Sigurimit të Shtetit, ku ka sistemuar me punë bashkëshorten që të ruajë dosjet që ka bërë vetë (!!!). pavarësisht kjo përbën konflikt të fortë interesi, në Shqipëri nuk i ndjek njeri këto gjëra, mjafton të jesh shërbëtor i pushtetit.

Fakti i qenies apo jo të Xhavit oficer është i njohur, nuk ke çfarë t’i vërtetosh. Xhaviti kërkon nga gjykata që të shprehet ajo në vend të komisionit “Bezhani”, duke thënë që Xhaviti nuk ka qenë oficer Sigurimi, në mënyrë që ky të dalë në pension rehat dhe ligji mos zbatohet.

Paradokset dhe oksymoronet e Rilindjes vazhdojnë, duke përfituar nga miopia dhe mefshtësia edhe e pushtetit të demokratëve para Rilindjes!

Image

Etiketa: Agron tufaDrejtorit të Kërkimeve Shkencore në Akademinë e SigurisëIsh-kreu i Institutit për Studimin e Krimeve të KomunizmitNiko SubashiXhavit Shalës

Të Lidhura

Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i shtohet akuza korrupsion dhe pastrimi i parave –

Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i shtohet akuza korrupsion dhe pastrimi i parave –

nga 27
14:07 | 04/06/2026
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka njoftuar se ka vendosur sekuestro preventive mbi një pasuri të paluajtshme në resortin turistik...

Populli ynë po vuan nga lufta, do luajmë për ta në Botëror –

nga 27
13:37 | 04/06/2026
0

Botërori 2026 pritet të sjellë një nga historitë më të veçanta dhe më të ndërlikuara jashtë fushës, me Iranin që...

Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

nga 27
13:27 | 04/06/2026
0

Në Ujësjellës Kanalizime Tiranë, prej disa muajsh punonjësit flasin më shumë për “zonat” sesa për punën. Ne korridore nuk flitet ...

Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –

Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –

nga 27
13:19 | 04/06/2026
0

Gardhi rrethues, i vendosur rreth një muaj më parë në zonën e Akernisë, pranë pyllit dhe hidrovorit, është hequr gjatë...

Para
E rëndë në Itali/ 20-vjeçari shqiptar vritet dhe hidhet në kanal

E rëndë në Itali/ 20-vjeçari shqiptar vritet dhe hidhet në kanal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i shtohet akuza korrupsion dhe pastrimi i parave –

Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i shtohet akuza korrupsion dhe pastrimi i parave –

14:07 | 04/06/2026

Populli ynë po vuan nga lufta, do luajmë për ta në Botëror –

13:37 | 04/06/2026
Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

13:27 | 04/06/2026
Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –

Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –

13:19 | 04/06/2026
Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

12:57 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i shtohet akuza korrupsion dhe pastrimi i parave –
  • Populli ynë po vuan nga lufta, do luajmë për ta në Botëror –
  • Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –
  • Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –
  • Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –
  • Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për anëtarët e dosjes ‘Revanshi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i shtohet akuza korrupsion dhe pastrimi i parave –
  • Populli ynë po vuan nga lufta, do luajmë për ta në Botëror –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com