Një aksident, për pak me pasoja fatale ka ndodhur ditën e sotme në juglindje të vendit.
Një autobus i linjës Shqipëri-Greqi është përplasur me një një makinë në Qafë Plloçë në aksin Pogradec-Korçë.
Mësohet se autobusi i linjës Shqipëri-Greqi ishte duke ecur normalisht kur papritur shoferit i është dashur të frenojë pasi përballë po i vinte një autoveturë tip “Volksëagen”, e cila kishte humbur kontrollin.
Reagimi i shpejtë i shoferit të autobusit ka bërë që të mos ketë të dëmtuar të shumtë përveç lëndimit të një personi që ishte duke udhëtuar në autoveturë.