Gjykata e Krujës ka liruar sot nga burgu ish kreun e bandës së Durrësit, Endrit Dokle. Ndërkohë prokuroria do të bëj nesër apëlim të vendimit të gjykatës.
Endrit Dokle, anëtar i “Bandës së Durrësit”, ishte akuzuar së bashku me 16 persona të tjerë, si pjesë e bandës famëkeqe, ku disa prej tyre janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore.
E ashtuquajtura “Banda kriminale”, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit.