Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Paskuqan, ku është vrarë me sende të forta nga kunati i saj Enkeleda Capoku.
Autori i dyshuar i ngjarjes, Eredet Çapoku ka kryer krimin në banesën e viktimës në sy të femijëve, ndërsa ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për konflikte familjare.
Gjatë konfliktit para se të ndodhte vrasja e 38-vjeçares, dyshohet se ka qenë e pranishme në banesë dhe nëna e saj.
Ndërkohë autori i ngjarjes, Eredet Çapoku, është shpallur në kërkim nga policia, pasi është larguar nga vendngjarja.