Janë rrafshuar sot paradite 5 godina në Unazën e Re, që do ti hapin rrugë projektit të Unazës së Madhe. Sot IKMT-ja me mjete të rënda shembi 5 objekte, ndërsa nesër do të rrafshohet godina 5-katëshe. Godina që shërbente për banim dhe biznes do të shembet nesër me tritol.
Forcat xheniere vendosën sot piketat ku do futet lënda plasëse. Sakaq janë larguar të gjithë banorët, përfshirë 5 familjet e prekura nga termeti.
Gjithashtu mësohet se që prej mëngjesit të sotëm godinat po shembet pa rezistencë nga pronarët e tyre.