Mbrëmjen e këtij fundviti në oborrin e ish-Gjimnazit në qytetin e Librazhdit është regjistruar një ngjarje e rëndë.
Si pasojë e shpërthimit të një kapsolle, ka mbetur i plagosur një 9-vjeçari, U. T., djali i Behar Terziut, drejtor i OSHEE për Librazhdin. Mësohet se i mituri ka dëmtuar një gisht.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se nuk janë të qarta rrethanat e ndodhjes së ngjarjes, ndërsa i mituri është transportuar me urgjencë drejt Traumës.