Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, mendohet se ka ringjallur “Skuadrën e kënaqësisë”.
Bëhet fjalë për një njësi me vajza të virgjëra, të cilat plotësojnë kënaqësitë seksuale të diktatorit Korean.
Sipas britanikes Mirror, shumë prej këtyre vajzave janë 13 vjeç.
Ato përzgjidhen nga shkollat e tyre, më pas detyrohen të shërbejnë për një grup të vogël ushtarak të elitës koreano-veriore.
Diktatori është shumë i kujdesshëm, teksa mjekët shqyrtojnë me kujdes shëndetin e tyre dhe iu bëjnë testin e virgjërisë.
Dezertorët flasin për orgji të egra në pallatin e diktatorit.
Në vitin 2010, një grua rrëfeu historinë e saj për revistën “Marie Claire”, ku tha se ishte rekrutuar kur ishte 15 vjeç për të bërë seks me liderin suprem.