Përfshihet nga flakët një pallat në Pogradec. Ngjarja në fjalë është regjistruar pak minuta më parë përballë kishës.
Raportohet se ka dyshime që ka marrë zjarr çatia e pallatit, ndërkohë që nga flakët fatmirësisht nuk rrezikohet jeta e banorëve pasi ata janë evakuuar.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies se zjarrit. Aktualisht zjarrfikësja ne vendin e ngjarjes po bëjnë të mundur vënien e flakëve nën kontroll.