Një 38 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë gjermane pasi akuzohet si autor i qindra vjedhjeve në Gjermaninë Jugperëndimore.
Autoritetet gjermane dhe franceze shpjegojnë se 38 vjeçari ishte kthyer në hajdutin e banesave më të kërkuar, si hajdut i bizhuterive, telefonave, por edhe parave cash.
Policia tha se në historinë e tyre nuk kanë ndonjë autor me kaq shumë gjurmë ADN-je sa ai duke e cilësuar me emrin “Fantazma”.
Shqiptari ndiqte të njëjtin model për vjedhjet. Ai hapte dritaret e shtëpive. Banorët shpesh ishin brenda ose në gjumë gjatë kohës së krimit. Në disa raste, ai vidhte deri në gjashtë banesa në një natë.
Por kur e zhvendosi aktivitetin në Francë, policia e këtij vendi arriti më në fund të zbardhte identitetin e tij. Tashmë 38-vjeçari është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim në Shqipëri.