Pas taksës së ndërtesës, në vitin 2020 rritet edhe tarifa për pastrimin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas taksës së ndërtesës, në vitin 2020 rritet edhe tarifa për pastrimin

13:30 | 20/12/2019
në Kryesore
0

Pas taksës së ndërtesës, një tjetër barrë financiare për qytetarët e Tiranës vitin që vjen. Bashkia ka parashikuar një rritje të taksës së pastrim-gjelbërimit, duke e futur në parashikimet e të ardhurave në buxhetin e viteve 2020-2022.

Rritja arsyetohet me koston e lartë që i duhet të mbulojë bashkisë për pastrimin e qytetit. “Për periudhën 2020-2022 janë propozuar ndryshime në tarifën e pastrimit dhe largimit të mbeturinave, në masën e një indeksimi të arsyeshëm për të mbuluar deri në një masë të caktuar kostot e dyfishuara të ofrimit të shërbimit”.

Një tjetër taksë që është menduar të ndryshohet është ajo e infrastrukturës arsimore. Por në rastin konkret nuk bëhet fjalë për ta rritur, por për ta ulur atë. Ndryshe nga tarifa në rritje e pastrimit që mendohet të aplikohet për të gjithë, taksa e dytë do të ulet vetëm për biznesin e vogël me xhiro 0-2 milionë lekë, për të ekuilibruar ngarkesën fiskale. Ndonëse nuk thuhet masa e rritjes apo e indeksimit, siç shprehet në relacion, ndryshimi i vetëm në politikën fiskale është parashikuar të rrisë të ardhurat në arkën e bashkisë. Kështu, nëse për vitin që po lëmë pas janë mbledhur mbi 18 miliardë lekë, për 2020-ën kjo vlerë do të kalojë 20 miliardët.

Read more

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Sipas bashkisë, niveli i të ardhurave të planifikuara është mbëshstetur në politikat e reja, kapacitetin ekzistues të taksave e tarifave vendore, ecurinë e realizimit të tyre në vitet e mëparshme dhe vlerësimet mbi zhvillimet e mundshme ekonomike. Sa u takon shpenzimeve, transporti zë pjesën madhore të investimeve, 34%. Përveç projekteve infrastrukturore me rrugë të reja e rikonstruksione, modernizimi i transportit publik përmes biletës elektronike është risia në këtë drejtim.

Arsimi do të zërë gjysmën e peshës së shpenzimeve në buxhet që bashkia ka paracaktuar. I vetmi projekt në vazhdim janë 17 shkollat e reja (dhjetë 9-vjeçare dhe 7 të mesme) me financimin e koncesionarit. Programet për zhvillimin e komunitetit zënë një pjesë të konsiderueshme, 24%, duke parashikuar më shumë hapësira të reja, gjelbërim e ndriçim. Sa i takon strehimit, kthyer në emergjencë tashmë pas tërmeteve, bashkia nuk ka parashikuar buxhet shtesë.

Në relacion thuhet se ky zë ka një vend të konsiderueshëm, por pa e specifikuar sa. Projektet e reja strategjike ku do të shkojnë paratë e investimeve janë: Piramida, Kopshti Zoologjik, Teatri Kombëtar, Tirana Policentrike, Kampusi Universitar, pylli orbital, zona e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, zgjerimi i Lanës, axhenda e gjelbër e qytetit, Rruga e Arbrit dhe Unazat e Tiranës./Panorama

Etiketa: Pas taksës së ndërtesësrritet tarifa për pastriminviti 2020

Të Lidhura

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

nga 27
23:09 | 02/06/2026
0

Kompania e lidhur me investimet e parapara të dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, në Shqipëri, tha për...

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

nga 27
22:47 | 02/06/2026
0

Në kuadër të hetimeve për dosjen e masakrës së “21 janarit”, Prokuroria e Posaçme ka dërguar për ekspertizë të gjithë...

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

nga 27
21:29 | 02/06/2026
0

Pallati i Kongreseve do të transformohet sipas projektit fitues të konkursit ndërkombëtar, i cili parashikon edhe ndërtimin e një kulle...

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

nga 27
20:41 | 02/06/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Laç–Patok, duke i marrë jetën një 37-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e...

Para
Zyrtari amerikan: Mos u riktheni në makthin e para 30 viteve ku mungon fjala e lirë

Zyrtari amerikan: Mos u riktheni në makthin e para 30 viteve ku mungon fjala e lirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

23:09 | 02/06/2026
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

22:47 | 02/06/2026
Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

21:29 | 02/06/2026
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:41 | 02/06/2026
Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

19:22 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Zotohemi që do respektojmë proceset publike –
  • 21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –
  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zotohemi që do respektojmë proceset publike –
  • 21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com