Reportazhi i Al Jazeera: Shteti shqiptar nuk ndihmon viktimat e tërmetit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reportazhi i Al Jazeera: Shteti shqiptar nuk ndihmon viktimat e tërmetit

17:22 | 13/12/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Më shumë se dy javë pas tërmetit vdekjeprurës, disa familje që kanë humbur shtëpitë në Shqipëri, thonë se kanë marrë pak ose aspak ndihmë

Nga Katy Fallon, AL Jazeera

Më 26 nëntor, Shqipëria u godit nga një tërmet me magnitudë 6.4, që vrau 51 persona.

Read more

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –

Pas tij pati një vërshim solidariteti, veçanërisht nga fqinji i Shqipërisë, Kosova, që dhuroi 500 mijë euro.

Në total 15 milionë euro janë premtuar nga Bashkimi Europian, kurse yjet e popit me origjinë shqiptare si Bebe Rexha, Rita Ora dhe Dua Lipa kanë vendosur mbështetjen e tyre pas iniciativave për të mbledhur para për të prekurit.

Më shumë se dy javë më vonë, disa familje që kanë humbur shtëpitë e tyre, thonë se kanë marrë pak ose aspak ndihmë nga shteti.

Iren Doçi, 23 vjeç, jeton pranë Mamurrasit dhe tashmë qëndron në një kasolle të vogël në oborr me pesë fëmijët e saj, të shoqin dhe vjehrrin.

“Kur goditi tërmeti, ia dhashë djalin e vogël burrit dhe vrapova lart për të marrë fëmijët,” i tha ajo Al Jazeera-s.

Ajo thotë se mundi të kthehej në shtëpi pas tërmetit, por këtë javë një paslëkundje shembi një mur në një prej dhomave të fëmijëve.

“Nuk kam marrë asgjë nga bashkia. As ushqim, as rroba, asgjë,” thotë ajo për Al Jazeera.

Ajo qan, teksa ecën rreth rrënojave të shtëpisë së mbushur me të çara dhe mure të rëna pjesërisht.

“Im shoq fiton 200 euro në muaj, ai është i vetmi në këtë shtëpi me një punë të përhershme dhe nuk kemi asnjë ndihmë tjetër reale,” thotë ajo.

Ajo tregon një çadër të paketuar në kopsht, e cila duhet të shërbejë si strehë e përkohshme për familjen, duke thënë se as nuk ia ka idenë se si ngrihet.

Teksa po fliste me Al Jazeera-n, disa ushtarë shqiptarë u shfaqën, i ngritën çadrën në kopsht dhe u larguan pa ofruar ndonjë ndihmë tjetër.

Lindita Basha, që jeton pranë Fushë-Mamurrasit, po ashtu thotë se nuk ka marrë ndonjë ndihmë.

“Nuk e di përse nuk ka ardhur askush,” thotë ajo.

Ajo akoma fle në shtëpi, por dy djemtë e saj, 18 dhe 27 vjeç, flenë në tendë jashtë për shkak të lëkundjeve të vazhdueshme.

“Nuk më intereson nëse vdes, por dua që ata të jetojnë,” thotë ajo.

Në fshatin Vlashaj, shtëpitë e braktisura janë dëmtuar dhe banorët janë tmerruar.

Asnjë nga banorët e intervistuar nga Al Jazeera nuk kishte marrë ndonjë ndihmë domethënëse nga shteti.

Në qytezën e Thumanës, ku u shënuan vdekje më të shumta, Bujar Caka humbi gruan dhe djalin 18-vjeçar.

“Pashë çatinë që u shemb mbi ta. E kuptova menjëherë se ishin të vdekur”.

Ai ka marrë njëfarë ndihme për humbjen e tij- rreth 8 mijë euro është depozituar në llogarinë e tij bankare, por nuk është e qartë se për çfarë është kjo shumë.

“Nuk e di nëse është për shpenzime apo për jetët që humbën? Nuk ka para që e kompenson këtë,” tha Cuka për Al Jazeera.

Cuka dhe vajza e tij janë akoma të pastrehë dhe po qëndrojnë tek të afërmit.

“Më kanë thënë se kryeministri do që të ndërtojë një shtëpi për mua, por nuk kemi dëgjuar gjë prej atëherë. Ata tentuan të më dërgojnë në një apartament larg, ku nuk njoh asnjë,” thotë Cuka.

Cuka i tha Al Jazeera se Elvis Naçi, një figurë e njohur fetare në Shqipëri, është ofruar për t’i ndërtuar një shtëpi, por qeveria e ka refuzuar ofertën duke insistuar se do e ndihmojë vetë.

“Na kanë premtuar shumë, por duken si fjalë boshe. Për ne, shpresa ka vdekur,” thotë Cuka.

Al Jazeera e pyeti zyrën e kryeministrit Edi Rama se kur do të marrin ndonjë ndihmë apo më shumë ndihmë zonat e prekura, dhe se kur Bujar Cuka dhe vajza e tij do kenë shtëpinë e premtuar.

Zëdhënësi Endri Fuga tha se më shumë se 13 mijë njerëz janë akomoduar pas tërmetit, 5 mijë prej tyre në hotele.

Njerëzit në zonat rurale kanë marrë tenda dimri, kurse ndihma për qiratë nuk do vonojë, tha ai.

“Të gjithë familjet që kanë humbur një anëtar gjatë tërmetit, janë vendosur në ndihmë financiare,” pretendoi ai.

/ Syri.net

Etiketa: Al Jazeerademet nga termetiKaty Fallonreportazhtërmeti vdekjeprurës

Të Lidhura

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

nga 27
13:31 | 01/02/2026
0

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

nga 27
12:43 | 01/02/2026
0

Qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë mbetet i bllokuar pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh në vendin...

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

nga 27
12:37 | 01/02/2026
0

Mesfushori i kombëtares shqiptare u huazua nga Interi për gjashtë muajt që vijnë, ndërsa do jetë pjesë e klubit nga...

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –

nga 27
12:19 | 01/02/2026
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Burrel, ku një makinë ka rënë nga ura e Ulzës. Nga pamjet shihet...

Para
Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Greqi/ Në pranga tre shtetas shqiptarë, mes tyre “kapobanda”

Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Greqi/ Në pranga tre shtetas shqiptarë, mes tyre "kapobanda"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

13:31 | 01/02/2026
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

12:43 | 01/02/2026
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

12:37 | 01/02/2026
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –

12:19 | 01/02/2026
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni –

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren –

12:01 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –
  • Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –
  • (VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –
  • Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –
  • Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren –
  • Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –
  • Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com