Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë gjatë një konference për sigurinë që po mbahet në Moskë se takimi i 20 prillit i Këshillit NATO-Rusi “nuk ka lënë vend për optimizëm”lidhur me marrëdhëniet ndërmjet Kremlinit me NATO-n dhe Bashkimin Evropian.
Shoigu i dha këto komente në Konferencën e Pestë të Moskës për Siguri Ndërkombëtare, e cila është organizuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes.
Shoigu tha se nuk ishte faji i tyre që bashkëpunimi ushtarak i Rusisë me NATO-n dhe vendet e BE-së ka qenë “i ngrirë”.
NATO unanimisht kishte nderprere bashkëpunimin praktik me Rusinë në prill të vitit 2014, si përgjigje ndaj nderhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë, dhe aneksimit të jashtëligjshëm të Krimesë.