Gjykata e Durrësit ka vendosur “detyrim paraqitje” dy herë në muaj për studenten Xhuljana Aliaj, e cila u arrestua pak ditë për përhapje paniku në rrjetet sociale.
Xhulia Aliaj është vajza që u arrestua mëngjesin e datës 29 nëntor nga forcat e policisë. Arsyeja e prangosjes së saj ishte përhapja e panikut në rrjetet sociale. Ajo kishte postuar në “Facebook” një status ku kërkonte nga shteti që të vlerësojë gjedjen e depozitave me naftë dhe gaz.
“I lutemi shtetit dhe autoriteteve të portit të naftës në Porto-Romano të vlerësojnë gjendjen e depozitave me naftë dhe gaz. Kemi shumë frikë! Presim përgjigje!”, ka shkruar Aliaj.
Por kjo thirrje e Xhulias erdhi pas një shkrimi që kishte bërë organi i Selisë së Shenjtë, Vatikan, avvenire.it. Në këtë shkrim ngrihet alarmi për çarjen e depozitave të gazit në Porto Romano.
Pra, Xhulia Aliaj i është referuar këtij shkrimi për postimin e saj, i cili u bë shkas që e reja të arrestohet.