Një tërmet me magnitudë 6.4 ka shkundur Shqipërinë në orë 03:54 minuta, cka ka nxjerrë në rrugë qytetarët e Tiranës dhe Durrës.
Lëkundjet janë ndjerë dhe në Itali dhe në disa vende të rajonit.
Në Durrës ka raportime për pallate të shembura, por situata mbetet ende e pakonfirmuar.
Burime bëjnë me dije se është shembur një pallat te Kavalishenca, ndërsa ka pasur qytetarë me Trauma që janë paraqitur në spital.
Në Tiranë disa lagje kanë mbetur pa energji elektrike.
Tërmeti e ka pasur epiqendrën në detin Adriatik.